17 Shkurt

Drejtuesit e Mirë Përgatisin Rrugën Për Ndryshim

Modeli i Gjon Pagëzorit nga Marku 1:1–8 

Një nga shenjat e një drejtuesi super është kur ai ose ajo sjell ndryshim tek njerëzit dhe shërbesa--puna. Gjon Pagëzori e luajti mirë këtë rol ndërsa përgatiti popullin e Izraelit për Jezusin. Meqenëse ky Mesia do të ishte shumë i ndryshëm nga ai që prisnin të gjithë, Gjoni duhet t'i bënte njerëzit gati për këtë ndryshim radikal. 

Një super ilustrim që shkon për personin e nevojshëm për të sjellë ndryshimin por e marr nga linjat ajrore. Kur njerëzit zënë vendet e tyre, stjuardesat e linjave ajrore kërkojnë gjithmonë drejtues. Kur kërkojnë dikë për t'u ulur afër derës së emergjencës. Dhe kur e gjejnë i shpjegojnë me detaje pritjet që kanë nga ai: 

1. Duhet të jetë në gjendje të kuptojë udhëzimet në lidhje me derën e emërgjencës (gjëja kryesore).
2. Duhet të jetë në gjendje ta hapë derën.
3. Duhet të jetë në gjendje t'i drejtojë të tjerët me fjalë që të kalojnë përmes asaj dere. 

A e ke menduar se kjo është ajo që kërkohet për dikë që të drejtojë të tjerët?
-Duhet të dish se çfarë mund të ndodhë, çfarë janë gjasat, ku pritet ndryshim.
-Duhet të jesh në gjendje të “hapësh derën”, të bësh diçka, të veprosh.
-Dhe të jesh në gjendje tua tregosh të tjerëve që ata të ndjekin ty.  

Linku për të lexuar pjesën e Shkrimit: https://my.bible.com/sq/bible/7/MRK.1.ALBB


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Ku e Bazoi Vizionin e Tij Jezusi?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Si Rritet Niveli i Përkushtimit?

Pjetri, Lider i Veçantë?

Pjetri, Lider i Veçantë?
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>