22 Shkurt

Si Të Gjesh Vullnetarë Super Për Median! 

Kur ekipi ynë punon për të organizuar dhe bërë shërbesat; një nga pengesat më të mëdha me të cilat përballemi shpesh janë vullnetarët. Për shembull në shërbesën e medias dhe multimedias.
Disa drejtues të kishës dhe mediave mendojnë se vullnetarët janë shumë të vështirë për t'u gjetur ose trajnuar, të tjerë mendojnë se është humbje kohe dhe të tjerë ende nuk e shohin ndikimin që një ekip i madh vullnetarësh mund të ketë, sidomos në media dhe komunikimin në social media.
Po lexoja një intervistë të një drejtuesi te Medias dhe Multi-Medias dhe ai kishte disa ide super. Po e permbledh intervistën dhe idetë e tija. 

Si i rekrutoni vullnetarët? Ja si tha ai:

Së pari vendosa që do të dyfishoja numrin e vullnetarëve. 
Kjo filloi me një ndryshim të perspektivës për mua. Nuk më pëlqente të rekrutoja, edhe pse e pashë të nevojshme sepse nuk mund ta realizoja vetëm festimin e kishës. Më dukej sikur thjesht po përpiqesha t'i bëja njerëzit të bënin punë për mua dhe kjo nuk më pëlqente.
Së pari e kuptova sesa shumë më pëlqente mua që të shërbeja dhe të isha pjesë e kishës time. Duke qenë pjesë e kësaj kishe më dha një ndjenjë qëllimi. Kështu janë dhe njerëzit e tjerë. Ashtu siç isha unë, ata po ashtu dëshirojnë të kenë nje qëllim te dhënë nga Zoti për jetën e tyre.
Rekrutimi ishte mundësia ime për të ndarë me të tjerët gëzimin e të jetuarit me qëllim. Jo çfarëdo qëllimi, por qëllim për t'i shërbyer Perëndisë dhe për të ndikuar një jetë më shumë për përjetësinë. Sapo perspektiva dhe motivimi im ndryshoi, u bë shumë më e lehtë. Rekrutimi nuk ishte më egoist, por vetëmohues, duke u dhënë të tjerëve dhuratën që kisha marrë dhe une. Atëherë isha thjesht duke bërë punën.
Bisedova me këdo që munda, iu shkoja pas vullnetareve te rinj apo edhe njerëzve që kishin qenë në ekip; duke bërë telefonata, shkruar mesazhe dhe emaile. Ne kemi gjithashtu një proces të shkëlqyeshëm në kishën tonë për të ndihmuar në lidhjen e njerëzve me qëllimin e tyre të dhënë nga Perëndia se si ata mund të shërbejnë në kishë. Çelësi ishte shfrytëzimi i çdo mundësie dhe ta ktheja rekrutimin në prioritet.

Së dyti gjeta se cili është sekreti i vetëm për rekrutimin e vullnetarëve?
Unë mendoj se sekreti është të kuptosh që po përpiqesh t'u japësh njerëzve dhe jo të marrësh nga njerëzit. Si drejtues, ju po kërkoni t'u shërbeni të tjerëve duke i ndihmuar ata të lidhen me synimin e TYRE për t'i shërbyer Perëndisë në qëllimin e TYRE të dhënë nga Zoti, jo me synimin apo qëllimin tënd.
Kjo do të thotë që nëse ata kanë një dhunti që është më e përshtatshme diku tjetër në një ekip tjetër, atëherë ke mundësine t'i ndihmosh ata të lidhen atje në mënyrë që ata të lulëzojnë në një vend tjetër.
Filipianëve 4:2-3 na thotë të mos bëjmë asgjë nga një motiv egoist, për rivalitet, por t'i vlerësojmë të tjerët më shumë se veten tonë, duke kërkuar të plotësojmë nevojat e të tjerëve. Ndërsa e bëjmë këtë, ne e dimë se mund t'i besojmë Perëndisë për të plotësuar të gjitha nevojat tona, siç thekson Pali në fund të Filipianëve.
Zoti do të jetë besnik për të na dërguar njerëzit që na duhen. Ne duhet të jemi besnikë për t'u shërbyer atyre që Perëndia na ka besuar. Kjo heq gjithë presionin që bie mbi ne, kur jetojmë me besim që Perëndia do të sigurojë për nevojat tona. Ai është i njëjti që ka për të siguruar vullnetarët që na duhen. 

Së treti, si t’i mbaj të motivuar vullnetarët?
Vizioni është motivuesi më i rëndësishëm. “Pa vizion njerëzit vdesin”, thuhet tek Fjalët e Urta. Pa vizion, nuk do të jetë një skuadër; ka një ecje drejt vdekjes dhe skuadra jote do të tkurret vazhdimisht me kalimin e kohës. Vizioni është thjesht të zbulosh qëllimin e dhënë nga Zoti për skuadrën tënde. Është arsyeja, pse-ja, që qëndron pas asaj që po bën.
Jam i bekuar që jam pjesë e një kishe me vizion të thjeshtë dhe të qartë. Unë e bazoj gjithçka që bëjmë si skuadër mbi atë dhe vazhdimisht e ndaj këtë vizion me skuadrën. Për shembull, para provave marr rreth 10 minuta dhe flas me skuadrenpër një aspekt të vizionit të kishës sonë jashtë dhe sesi lidhet me ne si një skuader e medias.
Duke vepruar kështu, unë nderoj drejtueset e mi dhe i mbaj sytë ose vizionin e skuadrës të lidhur dhe qëllimin e kishës. Mendoj se shpesh më ndihmon dhe mua të jem i motivuar dhe plot pasion! Unë, si drejtues, kam nevojë gjithashtu për atë vizion dhe ne të gjithë duhet ta dëgjojmë të përsëritet herë pas here. Vizioni mban gjallërinë dhe gëzimin e skuadrës kur ata e dinë që janë të vlefshëm dhe se ajo që ne të gjithë po bëjmë është e vlefshme dhe e rëndësishme. 

Së katërti, për kishat që janë të bindura se është shumë e vështirë të rekrutosh vullnetarë dua të shtoj diçka.
Normale që është e vështirë të rekrutosh vullnetarë! Në shumë mënyra është një punë që nuk mbaron asnjëherë. Ka shumë njerëzit që nuk duan të jenë pjesë e skuadrës, nuk duan të shërbejnë, janë rehat me stilin e jetës që po bëjnë, përtojnë, por me gjithë sfidat me të cilat përballeni, ndërtimi i një skuadre mund të arrihet! Rekrutimi dhe drejtimi i një skuadre fillon me qëndrimin tuaj pozitiv, po do t’i gjej, po ka njerez që duan të shërbejnë. Nëse Zoti ju ka dhënë këtë përgjegjësi, atëherë Ai ju ka bërë të aftë për ta bërë atë punë. Kështu që bëjeni me besim, mbaje në mendje gjithë kohës, është puna ime, është përgjegjësia ime, do ti gjej vullnetarët dhe kur t’i gjesh jepu vizion, beso që Perëndia do të sigurojë nevojën për vullnetarë. Mund të jetë proces i ngatërrueshëm, i vështirë ne dukje, por bëhet, nuk është i pamundur. 

Së pesti, veçanërisht kur bëhet fjalë për median—rregjistrime, klipe, slide, postime, live-in ose programe të tjera, a janë vullnetarët në gjendje të punojnë me cilësi të lartë?
Vullnetarët janë absolutisht të aftë për çdo punë me cilësi të lartë. Më pëlqen të sjell njerëz në ekip nga çdo moshë apo sfond dhe t'u tregoj sesi ta bëjnë diçka që nuk e kishin menduar kurrë se do të mund ta bënin. Nuk do të bëhen ekspertë brenda natës, por me durim dhe trajnim të mirë mund të ndërtosh një skuadër vullnetarësh që mund të funksionojnë në një nivel profesional.

Si mbyllje do të ndaj një këshillë të fundit për rekrutimin, motivimin dhe drejtimin e vullnetarëve.
Ji lider që meson edhe ti vetë, gjithë kohës. Gjithmonë ka më shumë për të mësuar. Gjej libra, shko në konferenca, shiko tutoriale, pyet dikë që di më shumë se ti, bej gjithçka që mundesh, gjëra që të ndihmojnë ty për t’u rritur si lider. Mos u vetëkënaq me aq sa di tani. Sepse po u rrite vetë si lider, do të përfitosh ti dhe ata në skuadrën tënde.

A ka kisha jote një skuadër për median dhe multi-median? Nëse ka një grup të vogël ose nuk ka fare, uroj që të kanë ndimuar këto ide. Më shkruaj nëse të duhet më shumë ndihmë për median dhe multi-median.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>