4 Shtator

A Kanë Rëndësi Zgjedhjet e Mia?

Shtatori për mua ngjan si fillim viti. Pas verës dhe pushimeve, duket sikur kthehemi në ritmin e jetës; fillojnë punët, shkollat… . Pyetjet më të shpeshta që bëhen në shtator janë: "Cili është hapi tjetër? Çfarë do të bëjmë tani? Çfarë ka diçka të re?" 

Në këtë seri #GrimcaShprese do të shikojmë dite pas dite dhe për 7 javë se çfarë zgjedhjesh duhet të bëjmë që të jemi në një linjë me atë që Perëndia ka për jetën tonë. 

Sepse zgjedhjet që bëjmë janë shumë të rëndësishme.
Ja ta filloj me një thënie:  "Zgjedhjet tregojnë distancën ku jemi tani dhe ku do Perëndia të shkojmë."
Ne kemi lirinë për të bërë zgjedhjet e duhura për të nderuar Perëndinë. Por Ai nuk do të na detyrojë sepse ato zgjedhje varen nga ne se çfarë do të bëjmë me to. 

Disa herë kemi dëshirën e mirë, por nuk e konkretizojmë në zgjedhje. Të gjithë e kemi dëshirën e mirë; duam të jemi bujarë, duam të nderojmë Perëndinë, duam të ndërtojmë familje të mira, t'u japim dashuri njerëzve, t’iu tregojmë të tjerëve lajmin e mirë dhe shumë si këto.  
Por ngelen thjesht dëshira të mira nëse nuk zgjedh për t’i ndjekur dhe për të bërë diçka
me to. Të gjithë kemi arsye pse nuk po i arrijmë dëshirat: "Nuk kam këtë, nuk kam atë." Por dëshira e kalon klasën kur zgjedhim për ta ndjekur dhe për ta vënë në praktikë.
Prandaj dua të të nxis për t’i shtyrë dëshirat e mira pak më tutje, duke marrë vendime të mençura.

Vargu kyç për këtë seri është nga Fjalet e Urta: 
Fjalët e Urta 2:11: Të menduarit (zgjedhja e duhur) do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë. Të gjithë duam kujdes dhe të jemi të mbrojtur. Por kjo vjen kur zgjedhim t’i besojmë Perëndisë në çdo zonë të jetës. 

Për ta mbyllur ditën sot, dua të të nxis të mendosh me dy pyetje:
1- Cilat janë dëshirat e tua më të mëdha për këtë sezon, Shtator—Dhjetor? Çfarë dëshiron të arrish?
2-Nëse zgjedh vetëm njërën, cili është hapi i parë për ta filluar realizimin e asaj dëshire?  

Vazhdon ditën tjetër… 



Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>