7 Shtator

Cila është përgjegjësia ime?

Ja të vazhdojmë me këshillat e Palit për të gjetur thirrjen tonë. ai e fillon duke na thënë se Perëndia na ka dhënë persona të ndryshëm për të na ndihmuar. Ja të vazhdojmë me këshillat e Palit. Efesianëve 4:11 Dhe ai vetë i dha disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë dhe të tjerë si barinj e mësues. Per te na ndihmuar në këtë proces rritjeje. Efesianëve 4:12 (përgjegjësia e tyre është) Për përsosjen (përgatitjen) e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit.
Ajo që mbaj mend kur isha besimtar i ri, mendoja që predikuesi, pastori, duhet të bëjë çdo gjë në kishë. Ne të tjerët shkojmë i gjejmë gjërat gati, marrim çfarë na jepet dhe ikim.
Por këto vargje thonë diçka tjetër. Puna e drejtuesve është të pajisë anëtarët e kishës për të bërë gjëra dhe për ta ndërtuar kishën, trupin e Krishtit.
Që i bie, të gjithë ju; ti ke rol shërbimi sa ç’ka çdo person tjetër dhe bashkë e ndërtojmë trupin e Krishtit që është kisha. 

Le të lexojmë vargun te Efesianëve 4:13 Derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur, në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit. Ndoshta s'e kuptove direkt vargun, por ky është përshkrimi i punës sonë, asaj që pret Perëndia nga ne. Derisa të arrijmë, derisa të shkojmë, po shkojmë drejt asaj gjëje, që të bëhemi në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit. Të arrijmë të bëhemi, komplet siç ishte Krishti. Ky është synimi i jetëve tona. Të bëhemi plotësisht si ai. Në gjuhën origjinale e gjithë kjo shprehja me të zeza thuhej me një fjalë: Pleiréma = masë e plotë.

Për ta kuptuar më qartë, dua ta ilustroj me dy anije. Të bëhemi plotësisht si Krishti, është si kjo anija. Ne jemi anija. Ashtu siç anija e fillon bosh, kështu edhe ne, vijmë para Perëndisë dhe themi: "Ja ku jam, më përdor mua." Dhe siç janë vinçat, që për në është: Fryma e Shenjtë që na mbush, është Fjala e Perëndisë, është Lutja, është koha së bashku si komunitet.
Dhe anija ngarkohet, mbushet plot. Jeta jonë mbushet plot për të jetuar Thirrjen tonë. Pastaj nisemi për udhëtim, që është jeta e përditsh
me. Kur jemi të mbushur, ti ke çfarë jep, i jep një inkurajim këtij, një lutje atij, një ndihmë atij tjetrit, një këtu, një atje. Dhe kur boshatisesh, vjen sërish për t'u mbushur. Me kohën e qetë, me lutjen, praninë e Frymës, kohës së bashku. Dhe kështu e jeton thirrjen që ka Perëndia për jetën tënde, ditë pas dite.  

Ky proces ka emra të ndryshëm: Shenjtërimi, perëndishmëria, dishepullimi, rritja në Zotin. Por kanë të njëjtin kuptim: Ti merr, mbushesh dhe e jeton thirrjen tënde ditë pas dite.

E thënë në një formë sa më praktike është: Hidh një hap tjetër. Ka të njëjtin kuptim. Dhe secili zgjedh vetë: Unë Zgjedh Vetë Të Hedh Një Hap Tjetër!  Kështu rritemi në masën e Krishtit, duke hedhur një hap të ri, herë pas here. 

Por Perëndia para se të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet bërë, ai na jep PSE-në.
Ai do që ta dish dhe ta kesh shumë të qartë pse-në sepse Atij i intereson më shumë çfarë po ndodh brenda teje sesa çfarë del prej teje, çfarë po bën ti. 

Ja PSE të hedhësh hapin e ri është e rëndësishme, vazhdon nesër… 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>