2 Tetor

Cila Është Radha Hyjnore e Dashurisë?

Kjo javë do të jetë me Grimca Shprese që kanë lidhje me zgjedhjen tonë për ta pranuar dhe për ta dhënë dashurinë e Perëndisë. 

A.W.Tozer ka thënë: Shoferit në rrugë nuk i japin siguri tabelat, por kur i zbaton ato. Nuk ka rëndësi që thjesht ta dish kush janë zgjedhjet e duhura por t’i vësh në praktikë ato.  

Këtë javë pasazhet do të jenë nga 1 Gjonit kap 4 dhe pastaj do ta ilustroj me Luka kapitulli 15 nga ana praktike. 

Le të lexojmë së pari 1 Gjonit 4:7-11 Shumë të dashur, le ta duam njëri-tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia dhe kushdo që do, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh PerëndinëAi që nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuriNë këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë ndaj nesh, se Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë nëpërmjet tij. Në këtë është dashuria: jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona. Shumë të dashur, në qoftë se Perëndia na ka dashur në këtë mënyrë; edhe ne duhet ta duam njëri-tjetrin.

Kjo është zgjedhja jonë: Le të zgjedhim ta pranojmë dhe ta ndajmë dashurinë pakushte të Perëndisë. Nga ky pasazh del radha hyjnore e dashurisë, 3 gjëra:

Së pari, v.8 Perëndia Është Dashuri. Kjo është baza, themeli, së pari e dimë, jemi të siguritë që Perëndia është dashuri. Prandaj flasim për dashurinë sepse Perëndia, krijuesi i çdo gjëjë është dashuri, Ai e ka, Ai e filloi, Ai është përkufizimi i dashurisë. 

Së dyti, v.10 Perëndia Na Ka Dashur Ne. Nga do e kuptonim nëse Ai na do, nëse Ai është i dashur, nëse nuk na e ka treguar më parë? Kemi një Perëndi që është dashuri dhe e ka treguar në forma praktike që na do. 

Së treti, v.11 Ta Duam Njëri-Tjetrin. Pra, Perëndia është dashuri, Ai na do ne, ne duam të tjerët. Kjo është radha hyjnore në Shkrim.
Nuk do prishur kjo radhë sepse nuk mund tu japësh të tjerëve diçka që se ke marrë vetë një herë. Sepse ne u japim të tjerëve diçka që e kemi vetë. 

Ky është thelbi, po kapëm këtë, kaq na mjafton dhe pikë. Perendia eshte dashuri, ne e kemi marrë dashurinë e tij dhe atë ua japim të tjerëve. Ne kemi diçka që kjo botë po “ngordh”. Kemi marrë dashurinë e Perëndisë dhe Ai pret tua japim të tjerëve. 

Por ka kaq shumë keqkuptime në lidhje me dashurinë dhe po nuk jemi të vëmendshëm do ngatërrohen idetë që dëgjojmë me të vërtetat e Perëndisë. 

Vazhdon nesër pjesa 2…


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>