3 Tetor

Cilat Janë Disa Keqkuptime?

Sot jemi në ditën dy, si të zgjedhim për të marrë dhe dhënë dashurinë e Perëndisë. Dje pamë radhën hyjnore të dashurise: Perendia eshte dashuri, ai na do ne, ne duam te tjeret.
Para kësaj le të shikojmë disa keqkuptime të dashurisë, ja vetëm tre: 

Keqkuptimi i parë, disa thonë: Dashuria e vërtetë vjen nga ndjenjat. Shiko dashuria ka ndjenja, por nuk është vetëm ndjenjë. Sepse ndjenjat ikin e vijnë, disa herë ikin dhe nuk vijmë më fare. Nëse dashuria është kaq, vetëm ndjejë, do ishte diçka e pabesë. Sepse një herë vjen, pastaj ikën, vjen prap, ikën prap pa lajmëruar, do ishte diçka e pabesë, nëse do ishte vetëm ndjenjë! 

Keqkuptimi i dytë, disa thonë: Dashuria e vërtetë bie dakort me mua. Kjo është beteja e kohës. Ajo s’më do, sepse nuk bie dakort me mua, as nuk më përgëzon, as nuk më llaston. Por, dashuri e vërtetë i do të mirën tjetrit. Dashuria e vërtetë por ama e pranon siç është dhe dëshiron më të mirën për atë person.
Disa herë me femijët, ata kanë nevojë ti përgëzosh por ama kanë nevojë dhe t’iu tregosh se çfarë është më e mira.
Të keqen babi të dua shumë, por duhen bërë ato detyrat, duhet të përgatitesh për testin. Por o baaaa, a të rri dhe nja 2-13 orë ne Tiktok dhe pastaj do bëj detyrat. Jooo, tani detyrat dhe mësimet. 
Mund të ngjajë sikur s’e do fëmijët, por ti i do më të mirën. Le ta llastojmë njëri tjetrin me fjalë përgëzuese POR le ta ndihmojmë njëri tjetrin për të këmbëngulur në gjërat e duhura gjithashtu. 

Keqkuptimi tretë, disa thonë: Dashuria e vërtetë fitohet. Duhet të bëj gjëra, që ta meritoj dashurinë. Ka njerëz që thonë: Nuk besoj që Perëndia më do, sepse unë nuk e meritoj të më dojë Perëndia, të më duan të tjerët apo ta dua veten.
Një tjetër: Jam rritur në një familje ku dashuria jepej vetëm kur bëja gjëra të mira, merrja nota të mira, sillesha mirë dhe sot e kësaj dite i dua njerëzit kur bëjnë gjëra po nuk bënë gjëra kam antipati për ta.
Në familje kjo mund të kthehet në garë, kush bën më shumë gjëra të mira, atë duan prindërit më shumë. Kush merr nota të mira është i preferuar i babit. 
duhet të punoj shumë, të punoj fort që ta meritoj atë

Këto keqkuptime mund të na ngatërrohen nëpër mendime dhe jetën e përditshme dhe të na kufizojnë për ta përjetuar dhe për ta jetuar dashurinë ashtu siç është në të vërtetë.
Sidomos kjo e fundit, mund të harxhojmë gjithë jetën duke u përpjekur ta fitojmë dashurinë dhe aprovimin e dikujt. 

Bota ka nevoje të shikojë modelin e duhur. E kemi ne, e ka kushdo që ndjek Krishtin: Perëndia na ka dashur ne së pari, ne e kemi marrë pa kushte dashurinë e Tij dhe e japim pa kushte. 

Dua të them diçka: Nuk e kemi aq shumë problemin të dashuria si koncept apo teorikisht. E kemi problemin te pranimi i dashurisë. Sepse po mësuam si ta pranojmë, si ta marrim, do e kemi të lehtë ta japim, do të na dalë natyrshëm.

Ja modeli: 1 Gjonit 4:10 Në këtë është dashuria: jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona.

Kjo është dashuria e vërtetë. Jo se ne e kemi dashur. Jo se ne e merituam, u bëmë të mirë, dhe tani ai na e kishte borxh të bënte diçka për ne. Jo. Ai dërgoi Birin, këtë nuk e bëri nga ndjenjat sepse nëse do të bazohej te ndjenjat, asnjë lloj ati nuk do e dërgonte birin për të vdekur për dikë, i shtyrë nga ndjenjat, dhe nuk është se e meritonim. Ai zgjodhi vetë për ta bërë atë gjë! 

Pjesa e fundit, na deshi sa na shleu borxhet, na shleu mëkatet tona. Sa mirë që nuk duhet ta meritonim këtë gjë, nuk është në bazë të meritave, por të dashurisë së Tij. 

Kjo është dashuri e vërtetë. Tani, po e pranuam me gjithë mend këtë, po u bëmë të zotë për ta pranuar këtë lloj dashurie, s’do e kemi më problem që ta japim.

Pra, në një farë mënyre, e kemi problemin me pranimin e kësaj lloj dashurie. 

Si mund të zgjedhim për ta dhënë Dashurinë e Perëndisë? Së pari e marrim vete, pastaj del lirshëm dhe bollshëm prej nesh. 

Dua shumë që kjo e vërtetë të zbresë nga mendja te zemra jote. Ai të do pakushte, të do shumë, zgjodhi që të dojë ty ashtu siç ishe, në llumin e mëkateve të tua, të zgjati dorën, të deshi, të lau, të pastroi, të dha një identitet të ri. Dua shumë që të ngelë në mendje kjo gjë sot.  Dhe hiq cdo lloj keqkuptimi për dashurinë e Perëndisë dhe pranoje ashtu siç është: E pastër, e dlirë, e bukur, pa kushte, dashuria e Perëndisë për ty!

Përshkrimi më i bukur i kësaj dashurie është djali planprishës. Nesër do ta shikojmë me detaje këtë përshkrim.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>