"Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së tij për çdo brez." Psalmet 33:11
Dashuria e Perëndisë nuk është e kufizuar në përvojën e shpëtimit; ajo shtrihet në çdo fushë të jetës. Në kopshtin e Edenit - edhe pasi Adami dhe Eva mëkatuan - Perëndia kurrë nuk e braktisi dashurinë e Tij për njerëzimin. Ai mund të hiqte dorë prej tyre, por nuk e bëri. Ai i donte dhe ishte i vendosur t'i rikthente sërisht ata, në një marrëdhënie dashurie me Të. Gjatë Dhjatës së Vjetër, shohim që Zoti në vazhdimësi shkonte drejt dashurisë, gjatë gjithë kohës duke përgatitur skenën për ardhjen e shpëtimit të Tij.
Jezu Krishti është përmbushja e premtimit të vjetër, për hirin e përsosur të shpëtimit për njerëzimin. Lindja e Tij është shënimi i shkruar me dorë i Krijuesit për ne, që shpall dashurinë e Tij të përjetshme, duke na ndjekur dhe shpëtuar gjatë gjithë kohës. Ai mund të kishte qëndruar në qiell, larg stresit dhe mundimeve të kësaj bote të thyer, por Ai e dinte që ne kemi nevojë për dashurinë që vetëm Ai mund të ofrojë. Kështu që ndërsa feston lindjen e Shpëtimtarit tonë, merr parasysh atë që thotë për dashurinë e Tij të thellë për ty.
Hap Praktik: Shko tek një i afërm ose mik me të cilin duhet të pajtohesh. Fal, sepse Zoti së pari, të fali ty.