Është ulur për të gjetur një ide, mos e shqetëso.
Ka shumë zhurma dhe shumë gjëra që mund ta tërheqin vëmendjen dhe të shpërqendrojnë. Idetë vijnë kur e përgatit mendjen për të marrë një të tillë. Që i bie, je pa telefon, pa Tv ndezur, pa zhurma përqark.
Filozofi dhe autori i njohur Amerikan, Napoleon Hill tregon në librin e tij, "Zakonet e Suksesit" sesi një herë shkoi tëtakonte shpikësin e madh Dr. Elmer R. Grejts. Sekretaria i tha: “Më vjen keq, por Dr. Grejts është ulur për ide dhe nuk mund ta shqetësojmë.” Ai u habit nga kjo përgjigje dhe e pyeti: “Më fal, si thatë?” ajo iu përgjigj po njëlloj: “Është ulur për të gjetur një ide.” Ai tha: "Prita gati dy orë" dhe kur doktori doli e pyeti “Dëshiron të dish sesi ulem të gjej ide?” Ai e mori në dhomën e tij dhe aty ishte një tryezë druri që kishte një buton elekrik, një dritë elektrike dhe përballë saj, një karrike të vogël dhe një tufë letrash e lapsash. Dhe i tregoi se kur punonte për të bërë një patentë të re ose ndonjë problem të panjohur, futej në dhomën e tij dhe përqendrohej te faktorët e njohur te problemit dhe përpiqej të zbulonte zgjidhjet e panjohura. Pastaj fikte dritat dhe priste rezultatet.
Disa herë priste dy-tre minuta derisa i vinin idetë, pastaj ndizte dritën dhe i shkruante në letër. Kishte raste që priste dy-tre orë pa asnjë rezultat por doktori thoshte që në 85% të rasteve kishte rezultate.
Dr. Grejts ka më shumë patenta shpikje se Z. Thomas Edison edhe pse nuk është aq i njohur sa ai.
Praktika e tij ishte e mbante mendjen te gjërat që donte derisa të vinte me ide të reja.
Trazojmë ide:
Çfarë është diçka problematike që nuk po ia gjen anën? Po sikur të bësh të njëjtën praktikë, diku vetëm, pa zhurma, pa stimuj nga cel, Tv… dhe mendo vetëm zgjidhjen e atij problemi. Dhe sapo të vijë ideja shkruaj në faqen boshe më poshtë.
"Ata që kanë frikë nga idetë e reja, e kanë humbur davanë pa filluar" - Napoleon Hill