10 Nëntor

Ideja 23 Kështu ka qenë gjithmonë

Kur dikush thotë që kjo nuk do të ndodhë kurrë… dyshoje.

Kur njerëzit e parë guxuan të fluturonin u dyshuan dhe u përqeshën. Por ishin vëllezerit Montgolfier nga Franca qëngritën balonën e parë në 1783. Pastaj ishte gjermani Oto Lilienthal që provoi të fluturojë në 1890 dhe pas tyre ishin vellezerit Wright që fluturuan me sukses një aeroplan me motor në vitin 1903. Dhe shumë të tjerë provuan të fluturonin nëpër botë duke u përpjekur të imitonin zogjtë që fluturonin.
Shumë dyshuan, si mund të rrijë në ajër, si mund të pluskojë në ajër një copë metali?

E njëjta gjë u tha për trenat e parë, si mund ta durojë një njeri fizikisht një tren që ecën me shpejtësi dhe të mos dëmtohet fizikisht, ndoshta do t'i pushonte zemra nga shpejtësia. Sot kemi trena që shkojnë mbi 400 km në orë dhe askujt s'i ka plasur zemra nga shpejtësia e trenit .

Në kohën e zbulimeve të mëdha pasi njerëz si kongresmeni Duell që ishte dhe komisioner i patentave të reja, ai tha nëfillim të viteve 1900: "Nuk ka çfarë krijohet më, çdo gjë që ishte për t'u shpikur u bë." Tani pas 120 vitesh a mund te themi të njëjtën gjë? Ai nuk pa kur u krijuan kompjuerat, telefonat celularë, interneti e shumë e shumë gjëra pafund.
Njeriu nëse do, mund të rehatohet dhe të thotë kaq është, kaq ka kjo botë, çfarë u bë u bë, s'ka më.
Por ka mendje që nuk pushojnë së krijuari Elon Musk ka avancuar me makinat më të shpejta dhe luksoze që punojnë me bateri apo novacioni i ri i anijeve kozmike.
Nuk ka fund krijueshmëria dhe imagjinata njerëzore, jemi krijuar në imazhin e Perëndisë që është krijues. Mendjet tona imagjinojnë dhe krijojnë pafund. Madje lloje të ndryshme robotësh janë zbuluar dhe po zbulohen. Po nëse do të ishte rryma elektrike me "wireless" që të mos duheshin priza, kabuj, çelsa . Ndonjë lloj aplikacioni që të dallojë çdo lloj informacioni nëse është i rremë ose i vërtetë. Në muret e shtëpisë të kishte bateri që karikohen me diell dhe furnizon shtëpinë me energjinë për ndricim, ngrohje, gatim… ose gjëra gallatë, një "app" që përkthen kafshët që t'i kuptojmë. Nëse është kështu, hajde bëjmë një ushtrim të vogël tani.

Trazojmë ide: 
Shkruaj 5-6 gjëra që ti mendoje që nuk do të ndryshonin më kurrë, që kanë arritur fundin. Dhe zgjidh vetëm njërën prej tyre dhe eja me një ide sesi e imagjinon ti se do të ndryshoje, përmiresohet ose përparojë.

"Shumë zbulime kanë dështuar sepse njeriu nuk e di sesa afër zbulimit të ri është." -Thomas Edison 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>