Jeta nuk vetëm kaq, shumica e gjërave s’kanë ndodhur akoma.
Duket sikur kaq është, nuk ka më. Mbaj mend kur isha adoleshent, në vitin e dytë të shkollës mesme morëm televizor "Lura" për herë të parë si familje, vjeshtë 1992. Ueee jeta e fundit, kaq është, s'ka më mirë se kaq. Por vetëm pas dy vitesh të tjera dikush solli për herë të parë në zonë televizor me ngjyra. Dhe nga aty pati vetëm gjëra të reja pafund, ora elekronike për herë të parë, pantallona xhinse për herë të parë, bluza të stampuara për herë të parë, shumë risi e gjëra dhe për një kohë shumë të vogël gjërat e reja e eklipsonin çdo gjë tjetër që kishte qenë më para.
Për shkak se asgjë nuk është perfekte, totalisht perfekte i bie që asgjë nuk është përfundimisht e mbaruar. Kështu që çdo gjë do të bëhet e ribëhet herë pas here. Ti thua, film si ky kaq i mirë nuk ka për t'u bërë ndonjëherë, por jo, filmat më tëbukur akoma nuk janë prodhuar. Ose celular më të mirë se ky s'ka për të patur, por kështu u tha kur doli "iPhone 3" dhe "iPhone 3s" por jo, celularët më të mirë akoma nuk janë prodhuar.
John C. Maxwell thotë: “Arritjet, sukseset, dekoratat festoji një ditë dhe kaq, pastaj kthehu dhe mendo diçka të re.” Sepse arritja e djeshme është e vjetër sot. Nuk është e përsosur, duhet përmirësuar çdo ditë.
“The Best Is Yet To Come” ishte këngë e Frank Sinatra, tekst i bukur dashurie por është i huazuar nga shumë drejtues për të nënkuptuar, nuk mbaron me kaq, kaq është bukur por nuk është fundi, e ardhmja do të jetë super.
Për këtë lloj të menduari fol shpesh me skuadrën time por në një formë tjetër, “Change is our friend - Ndryshimin e kam shok.”Arritëm deri këtu, por nuk është kaq. Le ta përqafojmë ndryshimin, ta duam ndryshimin, përmirësimin, sepse më e mira s’ka ardhur akoma.
Trazojmë ide:
Mendo për punën tënde, shkollën, në çfarëdo stadi ku je dhe mendoje si do të jetë pas 1 viti, po pas 5-së vitesh apo 10-tëvitesh. Shkruaji idetë si e imagjinon ti se do të jetë. Ku do të jetë.
"Nëse do të bësh atë që ke bërë gjithmonë, do të marrësh atë që ke marrë gjithmonë." -A. Einstein
"Është shumë e vështirë kur gjërat ndryshojnë por njerëzit në kompaninë tënde nuk e duan ndryshimin." - Harvard Business Review