Nëse është aty për katër javë s’të bën më përshtypje.
Thuhet që nëse ke një llampë të djegur dhe nuk e ndërron shpejt, pas katër javësh nuk të bën më përshtypje, as nuk e kupton që është e djegur. Duket sikur e përditshmja na verbon. Prandaj duhet të jesh i qëllimshëm ta shikosh me një palësy të rinj situatën, gjërat ose pyet të tjerët.
A e mban mend kur shkove për herë të parë te ajo puna ose në shkollë te ajo klasa? Sa gjëra pe që duheshin përmirësuar? A të kapi syri ndonjë llampë të djegur, njolla te muri që nuk ishte lyer aq mirë, rrëmujë nëpër zyrë dhe kishe ide sesi mund të përmirësohej?
Sa herë që vjen një i ri te festimet e kishës që drejtoj mundohem ta pyes për dy gjëra. Çfarë të pëlqeu DHE çfarë pe diçka që mund të përmirësohet, çfarë të kapi syri diçka që nuk shkon? Sepse ata e shikojnë çdo gjë me një palë sy të rinj.
Po bisedoja me një drejtues organizate për ide të reja dhe më tha: "Sa mirë që po mendon për ide të reja sepse nëorganizatën tonë pati një kohë që po vinim me shumë ide të reja por tani nuk ke çfarë idesh të reja të sjellesh më sepse çdo gjë që duhej bërë u bë, nuk ke çfarë risish të sjellësh."
Por jo, fakti që në fillimet e saj pati hapësirë për ide dhe përmirësime nuk do të thotë që s’duhet të ketë më, që mbaruan idetë.
Steve Jobs, një nga “emrat” që është quajtur është, mbreti i ideve te reja dhe ndryshimeve të vogla. Dhe kur shikon përmirësimet e produkteve "iPhone", "iPod", "iPad"… kur dilte produkti i ri, thjesht kishte disa ide, programe të reja mëshumë por kurrë nuk ndaloi zhvillimi dhe përmirësimi i produkteve.
Trazojmë ide:
Shpesh shikojmë sesi duhet të përmirësohet një vend tjetër, punë tjetër, një "bar-kafe" por nuk kemi ide sesi tëpërmirësojmë vendin e punës ose ambjetin ku jemi përditë. Nëse do të kërkohej ty për të përmirësuar ambjentin ku je, punën ku je, shkollën ku je, çfarë do të bëje ndryshe, çfarë idesh të reja të vijnë në mëndje për të përmirësuar ato që janëose shtuar diçka të re?
"Ka një gjë më të fortë se gjithë ushtritë në botë dhe ajo është një ide të cilës i ka ardhur koha." - Viktor Hygo
"Pengesa nuk janë paratë. Pengesa është mungesa e një ideje." - Ken Hakuta