“Sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.” Efesianëve 6:12
Ka një betejë të vazhdueshme që ne nuk jemi në gjendje ta shohim apo ta kuptojmë. Ne nuk e ndjejmë atë por është një luftë shpirtërore në dimensione të tjera mes së mirës dhe së keqes, mes Zotit dhe Satanit, mes engjejvë dhe demonëve.
Fakti është, ti ke ngecur në mes të kësaj lufte. Nëse je bir i Perëndisë, Satani të urren dhe ai do të të ngatërrojë.
Kur ti lutesh, ka zakonisht një luftë se si kjo lutje do të ketë përgjigje. Ndërsa ti je në dhomën e pritjes, Satani fillon të të hedhë shigjeta - shigjetën e dyshimit, të dekurajimit, të zhgënjimit, të vonesë dhe shigjetën e depresionit. Bibla thotë të jemi të ndërgjegjshëm që ai do të përpiqet të të verë poshtë.
E vërteta është se Bibla nuk na thotë shumë për luftën shpirtërore që ndoshta përtej lutjeve tona. Por ne kemi një copëz në librin e Danielit.
Danieli pati vizionin e një engjëlli. "Atëherë ai më tha: "Mos ki frikë, Daniel, sepse që ditën e parë që vendose në zemrën tënde të kuptoje dhe të përuleshe para Perëndisë tënd, fjalët e tua u dëgjuan dhe unë erdha si përgjigje e fjalëve të tua. Por princi i mbretërisë së Persisë më kundërshtoi njëzet e një ditë; por ja, Mikaeli, një nga princat e parë, më erdhi në ndihmë, sepse kisha mbetur atje me mbretin e Persisë.” Danieli 10:12-13.
A nuk janë këto vargjet më të papara që ke parë ndonjëherë? Atje thotë se Danieli pati një lutje që nuk mori përgjigje për pak kohë dhe ai kishte filluar të dekurajohej. Engjëlli i shfaq dhe i tha: "Jam këtu për të të dhënë përgjigje. E dëgjuam lutjen që atë ditë por kemi qenë duke luftuar për këtë aq sa Mikaeli duhet të zbriste të më ndihmonte në këtë betejë në mënyrë që unë të vija të të thoja se përgjigjja do të vijë shpejt."
E njëjta gje ndonjëherë është duke ndodhur edhe me ty ndërsa je duke pritur përgjigje nga Perëndia. Ti nuk mund ta imagjinosh se çfarë beteje e fortë është duke ndodhur pas lutjes tënde por ti duhet të mbash mend se: "Vonesa nuk është mohim. Kur një përgjigje lutjeje është duke u vonuar, kjo nuk do të thotë se nuk do të marrë përgjigje. Kjo thjesht do të thotë që Perëndia është duke luftuar për ty."
Mos u dekurajo. Vazhdo të lutesh!