17 Qershor

Për Fillimin e Kishave Të Reja

 Së pari lutemi që çdo njeri do e dëgjojë Lajmin e Mirë, së dyti që ai/ajo do e pranojë Jezusin si Zot dhe Shpëtimtar dhe së treti të bëhem pjesë e njëkishe lokale dhe të fillohen kisha të reja në vende, lagje, zona, fshatra kunuk ka, një vend ku mblidhet familja e Perëndinë për adhurim dhendertim. 

Ajo që duhet kur vjen puna te kishat e reja, duhen ato gjërat që ishin kurfilloi kisha e parë në, 50 ditë pas ringjalljes së Jezusit dhe nga ajo ditë e pas “pushtoi” botën, ja si filloi: Veprat 2:1 Kur erdhi dita e Rrëshajëve, ata ishin të gjithë bashkë, në një mendje të vetme, në të njëjtin vend. Ka shumë fuqi kur biem në një mendje bashkë dhe lutemi bashkë për tënjëjtën gjë. Kur filloi kisha e parë kështu ishte, të gjithë ishin në njëmendje, në unitet. Dhe nuk kishte gjë që e trembte kishën e re dhe pse teVeprat kap.8 Sauli bashkë me fetarët e asaj kohe filluan një përndjekje tëmadhe ndaj kishës në Jeruzalem dhe përtej nëpër qytetet e tjera. 

Edhe sot ka kisha në vende të ndryshme që po kalojnë persekutime, lutemipër mbrojtjen e Perëndisë për to. 

Veprat e Apostujve është libri më i mirë për kishëmbjelljësit sepse ka parime fantastike sesi ka filluar Kisha e parë dhe sesi ka vepruar Zoti dhelutemi që do të përjetojmë edhe një herë atë lloj ringjallje në vendin tonë. 

Të shikojmë të ndodhnin mrekulli nga Perëndia. Ishte vetë Zoti Jezus qëktheu një terrorist (siç ishte Sauli) në ndjekës dhe misionar të Tij. Ai ështëi njëjti Jezusi. Ai solli njerëz të vinin vetë te Pjetri dhe ata kërkonin tëdinin për Perëndinë. Dhe kisha që filloi, veç po rritej dhe ndërsa rritej,nderonte emrin e Perëndisë, kujdesej për të tjerët, vazhdonte të ndantelajmin e mirë cep më cep derisa arriti të ndryshohej e gjithë bota që quhejbotë, (të gjitha vendet që kishte pushtuar Perandoria Romake ajo ishtebota e zbuluar në këtë kohë pjesa tjetër e botës ishte akoma mister). 

Le të lutemi që Perëndia do të sjellë ringjalljen e tij në Tiranë, në Shqipëri, në Shqiptarinë tonë. Që lajmi i mirë do të përhapet kudo, persona, shumëpersona do të zgjedhin Jezusin dhe do të fillohen sa më shumë kisha tëreja. 

Po vjen një fllad i ri, i freskët i Frymës së Perëndisë në vendin tonë, le ta mirëpresim, le të lëvizim bashkë me të, le të na përdorë Perëndia fuqishëmpër lavdinë e tij. A je gati ti?


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>