Kush u gjet besnik me të vogla ju besuan gjëra më të mëdha. -Bibla
Një nga pyetjet që has shpesh është, si të bëj gjëra të mëdha për Perëndinë? Në fakt gjërat i bën Perëndia nëpërmjet nesh. Por ama pjesa jonë është të rrisim kapacitetin tonë. Ja 5 ide…
1-Forco KONFIDENCËN. Ajo dëmtohet kur e zvogeëon veten me fjalë të tilla: Nuk e bëj dot, s’më del koha, nuk mundem… . Ndrysho të folurën, sidomos fjalët që i thua vetes. Davidi inkurajoi veten në Zotin. Perëndia të ka dhënë çdo gjë që të duhet për të bërë atë që pret Ai nga ty. Hidh një hap përpara. Nëse Perëndia do që ta bësh atë gjë, Ai do të pajisë me aftesitë/dhunitë/energjinë që të duhet. Hidh një hap përpara dhe lëviz qoftë edhe me hapa të vegjël fare, veç filloje.
Ti je ai që thotë Perëndia se je, jo çfarë i thua vetes apo çfarë të thonë të tjerët. Lejoje Perëndinë ta rrisë kofidencën tënde tek Ai.
2-Shto MIQTË. Ose më mirë, shto personat nga ku po mëson, dëgjon. Kë po dëgjon, ku po ushqehesh sepse do të marrësh formën e tyre. Ti mund të duhet veç një mik i mirë për të arritur atë që do Perëndia nga ty. Mos i kopjo, por mëso mënyrën sesi mendojnë ata. Rri afër njerëzve që ti nuk i kupton, mëso nga ata, bëju pyetje. Rri me njerëz që e ndihmojnë mënyrën e të menduarit tënd të sfidohet dhe të rritet.
3-Përmirëso KOMPETENCËN. Cakto ca zona ku do të përmirësosh. Ndrysho gjëra ku mund të përmisohesh. Ndoshta komunikimi, sa herë, sa shpesh, toni. Dëgjimi. Delegimi I punëve, kur delegon autoritet krijon lidera. Aftësia për të ndarë vizion, cilësia e takimeve. Zgjidh një dhe qepju pas derisa të përmirësohesh.
4-Fuqizo KARAKTERIN. Talenti mund të të çojë larg, por vetëm karakteri mund të të mbajë aty. Kontrollo veten se ku po të lë në baltë karakteri, te martesa, puna, pasioni, koha me Zotin… eleminoi ato gjërat që të tundojnë. Pse duhet t’i rezistoj një tundimi nesër kur mund ta eleminoj që sot. Ti je aq i fortë sa ç’je i sinqertë.
5-Rrit PËRKUSHTIMIN. Vendos, do të jem i fortë në çdo gjë, fizikisht, shpirtërisht, emocionalisht, mendërisht. Merri gjërat seriozisht. Pyetja ngelet, ore sa fort e do diçka? Sa lider i fortë do që të jesh ti? Atëherë zgjidh një nga këto të 5-ta dhe praktikoje. Tregoje këtë me nivelin e përkushtimit tënd.
Cila ishte më e lehtë për ty? Po më e vështira?
Faleminderit Zotit per te pesta pikat. Nuk di ke te besh td paren