12 Maj

Si Të Kem Një Jetë, Një Familje Për Së Mbari?

Rritja, forcimi, lumturia në jetën personale ose familjare ka hapat, fazat e saj; në cilën nga këto hapa, faza je ti tani? Nuk janë momente, që kur je aty, ngelesh aty. Jo jo! Jemi egoistë, tekanjozë, je te hapi 4 dhe bam, zbret prap te hapi i parë. Ja t'i shikojmë bashkë: 

Faza 1: Më Jep Mua! Këtu fillon çdo njeri, çdo fëmijë, çdo besimtar i ri, çdo lidhje, çdo martesë e re; më jep mua, është e imja, e dua për vete… Ja ta shikojmë te historia Luka 15:12 Më i riu i tyre i tha babait: "Atë, më jep (mua) pjesën e pasurisë që më takon". Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë. Më jep mua pjesën time.
Nëse lidhja është e re, sigurisht që duhet të jetë në këtë fazë, duhet të shprehet dashuria në këtë lloj forme, por s’duhet të ngelë aty; duhet të rritet, të piqet. 

Faza 2: Më Ke Mua. Duket si thënie mbështetëse por më shumë sesa më ke mua është: ma jep mua atë mundësi që të dukem unë, të bie në sy vetëm unë. Po ç’ke ti, ti më ke mua këtumë ke mua këtupse nuk më thërret mua, pse nuk më përmend mua, pse nuk thua gjë për muapse nuk më llaston mua. Te pjesa e parë e serisë, te fama, dëshira për t'u dukur, për të rënë në sy, kjo është pasojë e mëkatit. Në fillim themi me jep vetëm mua sepse jemi egoistë. Çdo njeri është egoist, dikush më pak dikush më shumë. Pastaj themi më ke mua sepse kemi ambicie egoiste. Më shqip e njëjta rrënjë fjale është përkthyer, rivalitet, sedër e sëmure, smirë e hidhur… 
Filipianëve 2:3 Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten. Kurse te përkthimi Së Bashku është kështu: Filipianëve 2:3 Mos bëni asgjë prej sedrës së sëmurë a për lavdi të kotë, por me përulësi çmojeni tjetrin më shumë se veten. Sa herë që përdoren këto fjalë, kanë veten në qendër, vëmendjen tek vetja si thelb.

Faza 3. Më Heto Mua. Tani fillon ndryshimi, maturia, pjekuria, tani fillon të merresh me veten, më heto mua. Ja si filloi te djali planprishës, kur erdhi në vete, kur i thirri mendjes, kur hetoi zemrën e tij. Luka 15:17 Atëherë erdhi në vete dhe tha: "Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria! Kur filloi ndryshimi tek ai, kur ndryshuan të tjeret apo kur ndryshuan rrethanat? Jo jo, e filloi nga vetja, i thirri mendjes, i thirri kallaballëkut, kaplloqes, i thirri rrakadakes  si i thonë me dialekt kokës nga fshati, zona jote? Davidi e tha bukur te Psalmi 139:23-24 Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia. dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.
Ky është momenti, kur ti ndalon dukë parë se çfarë ka bërë ai tjetri për ty ose si ta korrigjosh atë, si ta ndryshosh tjetrin. Tani fokusohesh çfarë mund të bëj unë, si mund ta korrigjoj veten time, të ndryshoj veten time. 

Faza 4. Më Trajto Mua. Ja si ilustrohet kjo nga jeta e djalit planprishës. Luka 15:19 Nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit (shërbëtorët) e tu.
Trajtojmë, më bëj si një nga shërbyesit e tu. Unë e kuptoj kështu këtë varg. Ai po thotë: e di që jam biri yt, por më trajto si një nga shërbyesit e tu. Si mund ta rithemi këtë varg? Më trajto mua si enë shërbimi për ty Zoti Jezus! Më jep zemër shërbëtori, të jem në shërbim të familjes sime, gruas sime, ndaj të tjerëve, ndaj teje Zot.
Ai tha: nuk jam i denjë. Ka njerëz që ndihen në faj kur Perëndia i bekon.  

Kërkoji Zotit, çfarë ka diçka personale për ty nga këto që lexove këtë javë? Çfarë faze je ti te jeta jote personale? Te lidhja që ke, fejesa, martesa? Se shiko, nuk është e thënë, që i kalove fazat e para dhe je tek e fundit përgjithmone sepse në momente të ndryshme kalojmë nga super çuna, goca, në super egoistë dhe tekanjozë. Çfarë po të thotë Perëndia ty? Cila është faza e jetës tënde?



Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>