Jezusi tha: Lum ju kur do t’ju shajnë, përndjekin, gënjejnë, thonë gjithë të zezat kundër jush…
Dua të ndaj 6 gjëra që s’duhen bërë sa herë has opozitë, kundërshim, vështirësi për shkak të besimit, për shkak se dallohet që ti je ndjekës i Tij. Dje pamë çfarë duhet të kujtoj sot le të shohim 3 gjëra që s’duhet tw bëj dhe të tjerat në ditën në vazhdim…
1. Mos u Habit. Mos u habit nëse nuk gjen mbështetje kur t’iu tregosh shokëve që ke zgjedhur t’i besosh Jezusit. Ja si thuhet te 1 Pjetrit 4:12 Shumë të dashur, mos ju duket çudi për provën e zjarrit që u bë ndër ju për t'ju provuar, si të ishtediçka e jashtëzakonshme. Mos t’ju duket habi, Jezusi tha, në botë do të keni mundime.
E dyta…
2. Mos Ki Frikë. Po mirë, si ta largoj frikën nga kundërshtarët, nga meraku se nuk do më duan më të gjithë, nuk do të më pëlqëjnë më të tjerët, mund të më largojnë nga rrethi i tyre? Mbushu plot me dashurine e Perëndinë. Në dashuri nuk ka frikë thotë Shkrimi. Madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, e përzë frikën. Ata që janë të pjekur dhe të rritur në Zotin, nuk friken nëse të tjerët e kundërshtojnë ose largojnë, nuk kanë nevojë për aprovimin e të tjerëve. Ata e dinë sesa shumë i do Perëndia.
1 Pjetrit 3:14-15 Por, edhe sikur të vuani për drejtësinë, lum ju! ''Pra, mos kini asnjë druajtje (frikë) prej tyre dhe mos u shqetësoni'', madje shenjtëroni (adhuroni) Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t'u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje,
Këto jane dy alternativat, do kesh frikë ose do nderosh Zotin, do të panikosesh ose do të adhurosh Zotin.
Do të shqetësoshesh ose do të lutesh dhe kërkosh Zotin. Hiqe mendjen nga presioni që po kalon dhe fokusohu dhe adhuro Zotin, fokusohu te Perëndia, thotë Pjetri.
Kush e di historinë e Stefanit, kur e vranë me gurë? E kaloi fokusin nga dhimbja që po kalonte, nga situate që po kalone për të Perëndia, madje ngriti sytë drejt qiellit dhe pa vegimin dhe adhuroi Perëndinë mes dhimbjesh.
3. Mos Ki Turp. Mos ki turp kur po qëndron për atë që është e vërtetë. Ja si thuhet te 1 Pjetrit 4:16 Por, nëse dikush vuan si i krishterë, le të mos ketë turp, por le të përlëvdojë Perëndinë për këtë.
Pyetje, kot për muhabet? A ka vdekur njeriu nga ofendimet? Jo. A ka vdekur njeriu se u tall dikush me të pse ishte i krishtere apo se i vuri një nofkë kur bëri share vargjeve nga Bibla në social media? JO. Madje vargu thotë, falendero Perëndinë, quaje për nder kur dikush kalon gjëra të tilla për shkak të Perëndisë.
1 Pjetrit 5:9 Kundërshtojeni (Satanin) duke qëndruar të patundur në besim sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë.
Nëse po kalon ndonjë lloj vuajtje për shkak të besimit nuk je vetëm. Kur lexon pjesën e dytë të Heb.11 do të shikosh sesa shumë kanë hequr profetet dhe ata që përfaqësonin emrin e Perëndisë.
Hebrenjve 11:36-38 Dhe të tjerë hoqën përqeshje, goditje, pranga, burgime, u vranë me gurë, me sharrë, u prenë, u vranë nga shpata, u endën të mbuluar me lëkurë dhensh e dhish, nevojtarë, të pikëlluar, të keqtrajtuar, u sollën nëpër shkretëtira e nëpër male, nëpër shpella dhe nëpër guva të dheut…
Prandaj dua të nxis fort: Mos lejo që shakatë e dikujt, ironitë e dikujt, talljet e dikujt të largojnë ty nga ndjekja e Krishtit. Sepse shiko, çfarëdo që të bësh në jetë ti, do të dalë dikush që s’do e pëlqejë atë gjë. As Jezusin nuk e pëlqyern të gjithë edhe ishte i përsosur. Atëherë zgjidh se pari, unë do të bëj gjërat që i pëlqejnë Perëndisë.
Këto janë tre të parat e çfarë të bësh kur has opozita ose vështirësi për shkak të besimit. Nesër do të vazhdoj të ndaj një tjetër gjë që s’duhen bërë sa herë has opozitë, kundërshim, vështirësi për shkak të besimit, për shkak se dallohet që ti je ndjekës i Tij.
Për të ndjekur të plotë mesazhin po ndaj këtu linkun me ty: https://youtu.be/mCH0_VKmKx4