16 Maj

Si Të Sillem Me Adoleshentët?

Dje fokusi ishte te fëmijët, sot le të shohim një fazë tjetër të bijve dhe bijave, mosha 13-19 vjeç. Tani janë rritur, s’janë më fëmijë. Kjo është per moshen adoleshente, 13-19 vjeç dhe fjala per kete grup moshe është Mesimi/Keshillimi. Kalojnë nga fëmijë që i disiplinon, në moshë më të rritur tashmë. 

Mendoje kështu; adoleshenca është koha e trazicionit nga fëmijë për te i rritur. Është koha për të mësuar gjërat e rëndësishme. Është koha që fëmijët të dëgjojnë lajmin e mirë dhe të zgjedhin t’i besojnë Jezusit.
Shiko se çfarë thuhet për Jezusin në këtë moshë. 
Luka 2:42, 46 "Dhe, kur ai i mbushi dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jeruzalem, sipas zakonit të festësDhe ndodhi që, pas tri ditësh, e gjetën në tempull, të ulur në mes të dijetarëve, duke i dëgjuar dhe duke u bërë atyre pyetje". Shiko se çfarë bënte Jezusi në këtë moshë, dëgjonte mësuesit dhe u bënte pyetje.
Adoleshenti ka shumë pyetje dhe është normale. Për ty si prind, si vëlla si motër, pritja është të mos acarohesh që kanë aq shumë pyetje por t’i ndihmosh dhe të mos i trajtosh më si fëmijë. Adoleshenti bezdiset shumë kur e trajton si fëmijë.  

Fëmijët disiplinohen si të mendojnë; do të bësh këtë gjë, është koha për të bërë detyrat e shtëpisë, për të fjetur, për të ngrënë, kjo bëhet keshtu….) 
Adoleshenti mësohet si të mendojë. Çfarë ilustrimi të them? Me matematikën, shumica s’do ta pëlqejë këtë ilustrim sepse shumica s’e ka qejf matematikën. Por arsyeja pse nuk e kemi qejf, është sepse kemi marrë përgjigjet e ushtrimeve përpara dhe nuk kemi mësuar procesin në fillim si zgjidhet ushtrimi. I kemi marrë mekanikisht përgjigjet. Nëse ke patur një prind mësues matematike ose motër, vëlla të madh që e kishte qejf matematikën, ka mundësi që edhe ti ke mësuar radhën sesi zgjidhej ushtrimi dhe ka më shumë sesa një radhë, një mënyrë për të zgjidhur një ushtrim.
Prandaj dalin probleme me adoleshentet sepse shpesh u themi se çfarë duhet të bëjnë (siç iu themi fëmijëve) por nuk i nxisim ta nxjerrin vetë konkluzionin.
Mënyra më e mirë për ta mësuar një adoleshent dhe jo vetëm, është duke u bërë pyetje. Si p.sh. Cili do ishte shoku ideal për ty, kë quan shok/shoqe të mirë? Fillon dhe mendon ai/ajo dhe e po e ndërton në mendje shokun, shoqen ideale. Kur është orari ideal për të mësuar, që të bëhesh më i zoti për gjërat e reja kur të rritesh? Do të doja të ma kishin bërë këtë pyejte kur isha adoleshent: 
A mendon se zgjedhjet që do të bësh sot do të ndikojnë edhe më vonë kur të rritesh?
Kurrë s’do të më kishte shkuar në mendje kur isha adoleshent, që kur të kalonin vitet, akoma do të merresha me pasojat e ca gjërave që bëra kur isha adoleshent.

Duaje shumë adoleshentin, ki durim më të, udhezoje, mësoje. Nesër do të shohim fazën e tretë për bijtë dhe bijat.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>