9 Shtator

Si Të Themi Të Njëjtën Fjalë Që Tha Krishti?

Në fakt, kjo është dëshira e Perëndisë, të rritemi, hap pas hapi, të bëhemi si Krishti, ditë pas dite dhe ta zbulojmë qëllimin tonë javë pas jave. Sic thuhet te… Efesianëve 4:13 Derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur (maturuar), në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit. Kjo është dëshira ime për veten time dhe për ty: Që do të bëhemi gjithnjë e më shumë të maturuar, të pjekur në Krishtin, që ngjan me masën e tij, që ngjan me modelin e jetës së Tij. 

Dua shumë që secili prej jush të hedhë një hap të ri sot, në udhëtimin tënd. Pavarësisht se ku je, hidh një hap të ri sot! Që bashkë të shkojmë drejt maturisë. Teleostei = u maturua, u krye. Është e njëjta fjalë që tha Krishti në Kryq, u krye!

Si mbyllje do te thoja, ndoshta ti nuk je shumë i qartë sot. Ndoshta do të pengohesh dhe do të rrëzohesh në këtë udhëtim që ke nisur me Zotin. Ndoshta je duke ecur një hap para dhe dy mbrapa. Por ama nuk do të rrimë këtu ku jemi, duke fajësuar veten apo duke fajësuar dikë tjetër. Sepse nuk ka dënim për atë që është në Krishtin. Por ajo që do të bëjmë është… ta jetojmë jetën në këtë tokë, që një ditë, dikur, kur të gjithë të kemi jetuar ditët tona në tokë, kur të mbyllet kapitulli këtu, të themi, atë që tha Jezusi për vete: U krye, e kreva, e mbylla, e bëra, e plotësova qëllimin tim! Ky është synimi i jetës sime, qoftë edhe yti. Ta jetojmë jetën çdo ditë, ta synojmë jetën çdo ditë për të hedhur një hap më tej në udhëtimin tonë për t'u bërë si Jezusi, që një ditë të themi: 

U krye, e kreva! Perëndi unë të njoha ty, u mbusha me ty, u fuqizova me ty dhe e jetova jetën që ti kishe për mua ndërsa isha në tokë! 

Kjo ishte PSE-ja? Tani vijme tek çfarë. Çfarë hapi do të hedhësh sot, cili është hapi yt në këtë sezon? Nëse ke nevojë për ndihmë po të jap një menu, si në restorant, zgjidh një, vetëm një;

Hapi im i Radhës:

*T’i besoj dhe të pranoj Jezusin (a do të besosh sot?)
*Pagëzohem (ikim në Durrës që këtë të shtunë nëse dikush është gati për pagëzim).
*Do të jem pjesë e Festimeve të ICF Tirana çdo të diel (te paktën në javën e kësaj serie). *Kohë me Zotin çdo ditë (15 min. çdo ditë)
*Leximi i Biblës me plan leximi (shtatori si vit i ri)
*Rifillojmë së shpejti youth, student (a je në këtë grupmoshë?)
*Të shërbej online sepse nuk banoj në Tiranë, nuk banoj në Shqiperi.
*E Mërkura 6.00 pm studimi Biblës dhe lutje
*Fillo një grup të vogël te shtëpia, me shokët/shoqet
*Jep të dhjetën me gëzim 

Perëndi, cili është hapi im i radhës?  __________________

Lutja e shpëtimit 
Atë, me aq sa di, dua të besoj që ti më do shumë. Aq sa solle Birin tënd. Jezus, unë të besoj sot si Zot dhe Shpëtimtar. Më fal për mëkatet e mia, unë kthehem tek ty. Më drejto nga sot, më mbush me Frymen e Shenjtë. Më jep jetën e re që ke premtuar për mua. Amen! 

Lutje, për hedhur një hap të ri:
Atë, në emrin Jezus, më jep urtësi për hapin tim të radhës. Amen! 



Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>