11 Maj

Ideja 50 Këmbëngulja është frymëzim, Jo dorëzimi

"Kurrë, kurrë, kurrë mos hiq dorë". -W. Churchill 

Këmbëngul, është shumë e lehtë të dorëzohesh. Ka shumë gjasa që do të hasësh njerëz që do të dekurajojnë dhe vjen një pikë dhe zhgënjehesh. Nëse je i përkushtuar për të menduar ndryshe, për të sjellë ide të reja, për të ardhur me ide krijuese, do të kesh sukses patjetër. 
Kurrë mos hiq dorë, shkruaj, shënoji diku, gjej mënyra praktike, dërgoja idenë e re vetes me "Messenger," "E-mail," "Notes," gjej mënyra praktike, krijo ritmet e tua. 
Fakti që ti erdhe deri në këtë pikë të librit, do të thotë që ti je këmbëngulës dhe kjo tregon shumë. 
Nëse duhet të heqësh dorë, dorëzohu pasi ke mbaruar jo kur je i lodhur dhe zhgenjyer. Robert Strauss tha: “Suksesi ngjan pak si ndeshje me një gorillë. Në këtë ndeshje nuk dorëzohesh kur je lodhur ti, por dorëzohesh kur është e lodhur gorilla.” Ti dorëzohesh kur e ke hedhur idenë diku, e ke folur me dikë apo ke bërë një skaletë të shpejtë, jo ne mes të saj. 

 A.L.Ëilliams thotë: “Ti mund t'ua kalosh 50% të njerëzve thjesht duke punuar më fort se ata. Mund t'ua kalosh 40% të njerëzve të tjerë duke qenë i ndershëm dhe me integritet kurse 10% i fundit vjen kur je Këmbëngulës në luftën e egër të konkurrëncës, vështirësive, telasheve dhe të mos e njohësh fare fjalën dorëzim.”
Kjo është pjese e jotja, të vish me ide te reja, ndryshe. Prandaj si tha Winston Churchill: “Kurrë mos hiq dorë nga diçka që ti nuk rri dot një ditë pa menduar për të.”  

Trazojmë ide: 
Po sikur të krijosh një ritëm. Cilën ditë të javës dhe cilën pjesë të ditës do të ulesh për të ri-parë idetë që ke shkruar atëjavë? Ose për t'i përmirësuar pak më mirë, më shumë ato? 

"Dobësia jonë më e madhe është dorëzimi. Siguria që do të kesh sukses vjen kur gjithmonë përpiqesh edhe një herë më shumë." - Tomas Edison 

"Idetë e reja kalojnë nëpër këto tre periudha: 1) nuk behet; 2) me shumë gjasa mund të behet, por nuk ia vlen; 3) e dija që nga fillimi se ishte ide e mirë." - Arthur C. Clake


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>