Nëse pret kushte të përsosura nuk do fillosh dot asgjë.

- Solomoni  

4 Dimensione



GRIMCA SHPRESE

A e di se 1 në 4 persona po kalon forma ankthi apo depresioni?! Shkrimi na është dhënë që t’na japë shpresë. Uroj që “Grimca Shprese” me pjesë nga Shkrimi të jetë ndihmë e përditshme për ty.

LIDERSHIPI

Lidership = Influencë, ndikim. Dikur kishin zë vetëm pak persona. Sot, nëse ke një smart-phone ti ke zë të japësh mendimin tënd në çdo kohë, kudo që je. Po sikur ta përmirësosh ndikimin tënd?

Pse ?



Po sikur ?!

Ky është synimi, të guxosh për të menduar ide të reja, të mendosh ndryshe, të shikosh për mundësi të reja.

Në kopshtin e përsosur, në Eden, kur Perëndia krijoi njeriun e parë i tha: “Kujdesu-kultivoje kopshtin”. Si mund të kultivohet, përmirësohet një gjë e përsosur? Njeriu u krijua në imazhin e Krijuesit. Ne kemi AND-në e krijueshmërisë brenda nesh. Prandaj mund të vijmë me ide të reja, ndryshe, të përmirësuara.

 

Ato që do të gjesh këtu janë si grimca për të të nxitur ty që të mendosh ndryshe. Uroj që pyetja “Po Sikur?!” të kthehet në referenin tënd të përditshëm.

>