8 Mars

10 Pyetje Për Drejtuesin E Adhurimit

Sa i mirë është drejtimi yt në shërbesën e adhurimit? Nga e kupton nëse je një drejtues i mirë ose jo? Më lejoni të sugjeroj disa udhëzime që shpresoj do të ndihmojnë për këtë gjë.

1. A këndon kisha bashkë me bandën?
Kur e shikon kishën, a po këndojnë edhe ata me ty? A ke ndonjë mënyrë për ta përcaktuar sesa po merr pjesë kisha në adhurim? A mund ta dëgjosh kishën duke kënduar nga skena? Ka njerëz që këndojnë rrallë dhe kjo është një zgjedhje që duhet ta sqarojnë me Perëndinë, pyetja e duhur do ishte: “A po këndon shumica e kishës?” 

2. A adhuron kisha Perëndinë me ty?
Mënyrat e adhurimit sipas biblës janë të kënduarit, luajtja e instrumenteve, ngritja e duarve, duartrokitja, bërtitja, të kërcyerit, përkulja dhe qëndrimi në këmbë. A e adhuron kisha jote Perëndinë në këto mënyra në kohën kur mblidheni bashkë? 

3. A po rritet kisha në adhurim ndaj Perëndisë?
A po rritet në numër kisha jote? A ka më shumë njerëz këtë vit, sesa vitin e kaluar? A po marrin pjesë në adhurim më shumë njerëz në krahasim me vitin e kaluar? A merrni feedback nga kisha që ata e ndjejnë Perëndinë gjatë kohës së adhurimit bashkë? Disa fusha të rritjes së kishës janë përtej përgjegjësisë së një drejtuesi adhurimi. Rritja dhe pjekuria e përgjithshme e një kishe është një përpjekje e gjithë skuadrës së kishës. 

4. A është përgatitur banda e adhurimit?
A bëni prova të mira? A vijnë të gjithë në prova? A i njeh grupi këngët aq mirë sa mund të "kalojnë përtej muzikës” dhe të adhurojnë, jo thjesht të këndojnë? 

5. A po rritet dhe po përmirësohet grupi i adhurimit?
A ka ngecur banda e adhurimit me të njëjtën njerëz? A po shtohen anëtarë të rinj? A po rritet banda e adhurimit shpirtërisht dhe muzikalisht? 

6. A adhuron grupi i adhurimit?
Grupi vetëm luan muzikë apo edhe adhurojnë ndërsa luajnë? Kur kisha shikon grupin, a frymëzohen për të adhuruar Perëndinë? A po e modelon ti dhe banda jote atë që dëshiron ta shohësh të reflektuar te kisha? 

7. A po trajnoni drejtues adhurimi të rinj?
Jezusi na tha të bëjmë dishepuj. Nëse zona jote ku shërben është adhurimi, atëherë duhet të punosh në rritjen e drejtuesve të rinj në adhurim. A po dalin drejtues të rinj adhurimi në shërbesën tënde për shkak të kontributit tënd? 

8. A adhuron stafi i kishës me ty?
Të kesh një marrëdhënie të mirë me stafin e kishës është pjesë kyçe e suksesit tënd afatgjatë në atë shërbesë. A kanë besim stafi kur të shikojnë ty në skenë? A japin ata një shembull të mirë gjatë adhurimit?

9. A kalon kohë të rregullt me Perëndinë në leximin e Biblës dhe lutje?
Drejtimi publik është vetëm maja e ajsbergut. Marrëdhënia jote personale me Perëndinë është pjesa më e rëndësishme e adhurimit tënd. Si është jeta e lutjes personale për ty? A kaloni kohë rregullisht me Zotin? 

10. A e adhuron Zotin kur je vetëm ti apo ndodh vetëm në skenë?
Një shenjë rreziku për drejtuesin e adhurimit është nëse adhurimi i tyre është vetëm publik. Perëndisë i bën më shumë përshtypje ajo që bën në 'Vendin e Fshehtë'. Si është adhurimi yt i përditshëm ndaj Perëndisë? A këndon dhe adhuron kur je vetëm?

Pyetje: A janë këto 10 pyetje të mjaftueshme për të vlerësuar si lider? Çfarë është një ose disa pyetje të tjera që mund të ndihmojnë në vlerësimin e një lideri të adhurimit? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>