18 Janar

16 Modelet e Pastorëve—Liderave

 Shumë pak lider shërbesash shkëlqejnë në në të gjitha gjërat që ka kisha/shërbesa. Prandaj krahasimi me pastorët e tjerë nuk është i mirë. Ja, si është ai pastori i filan kishe, lideri i filan shërbese, pse nuk është dhe pastori im ashtu, aq orator, aq social, aq i mençur, as i karizmatik, aq…. 
Shiko, shumica kanë disa zona që janë super dhe e bëjnë me gëzim atë gjë, kanë disa zona--gjëra që i bëjnë, por sepse duhen bërë. E mira është që ti dish ku je më i zoti dhe si të afrosh afër vetes në skuadër të tjerë që plotësojnë pikat e tua të dobëta.
Ja t'i rradhis disa, dhe shiko se ku je ti më i zoti, ku janë zonat e tua që je më super:

1-Kujdesshëm. Je më shumë si një bari i mirë dhe i dashur për tufën që të ka besuar Zoti. Je gati të rrish gjithë ditën duke dëgjuar të tjerët dhe t’i ndihmosh njerëzit, di çdo nevojë që kanë njerëzit e kishës. 
2-Studiues. I ke shumë dëshirë librat, studimet, gjithmonë po e bën një kurs online. Çdo grup i vogël i kishës po studion diçka. Kur predikon, mesazhi anon më shumë nga mësimi sesa predikimi.
3-Ungjilltar. Çdo herë sigurohesh që u kërkon njerëzve të bëjnë lutjen e shpëtimit, sa herë që takon dikë sigurohesh që ua thua një pjesë të lajmit të mirë. Nxitja që i jep kishës apo çdo njeriu ka të bëjë me nevojën për të fituar një më shumë për Krishtin. 
4-Mendësi Biznesi. Me kuptimin biblik të fjalës. Ti mendon ide sesi të gjesh mënyra për të ndihmuar kishën, si të ndërtosh projekte, si të ngresh fonde, të fillosh biznese, iniciativa për të mbështetur kishën dhe shërbesat e saj. 
5-Predikues. Të shkëlqejnë sytë kur predikon, duket sikur për ty çdo gjë tjetër është kot, e gjithë rëndësia është tek ai predikim dhe atë e “qan”. 
6-Lider. Ti je gjithë kohës duke lexuar për lidershipin, flet për këtë gjë, mëson të tjerët si të drejtojnë më mirë. Drejtimi për ty është gjëja madhore.
7-Këshillues. Ndoshta sepse këtë lloj trajnimi ke marrë më shumë të shkolla biblike që ke bërë dhe pika jote e fortë janë bisedat, këshillimet një me një. Merresh me detajet e vogla të kishës, shërbesës dhe nuk ndjen lodhje fare.
8-Ndërton Skuadra. Ti je lideri, por shumicën e kohës e kalon duke ndërtuar skuadra dhe duke u marrë me ta dhe kjo të jep kënaqësi. Dhe skuadra jote është besnike dhe janë shumë të lidhur me ty. 
9-Usta. Mund të jetë që kisha pret që ti ta mbash ndërtesën në formë, llampat që digjen, lavamini që pikon, lidhjet teknike… dhe mund të jenë gjëra që ti i bën me shumë dëshirë. 
10-Profet. Kur e kupton se kisha dhe gjërat që po ndodhin rreth e qark teje e kanë të nevojshëm një zë profetik. Dhe sa herë që shikon diçka që nuk shkon të drejtohen ty për një fjalë profetike ose fjalë shprese. 
11-Dishepullizues. Të vjen natyrshëm të bësh dishepuj dhe t’i ndihmosh të rriten dhe i sfidon të kërkojnë Perëndinë për të shërbyer diku. Dhe me shumë gjasa disa prej tyre do të jenë pastorët e ardhshëm ose në shërbesa të ndryshme. 
12-Misionar. Perëndia të ka vënë në zemër misionin por vetë nuk shkon dot dhe e gjen veten duke sfiduar dhe përgatitur të tjerë që të shkojnë. Edhe vetë udhëton me ta nëpër fshatra qytete ose jashtë Shqipërisë. 
13-Avokat. Merresh lehtësisht me çështjet ligjore, dokumenta, taksat, rregullat madje ndihmon dhe ndonjë kishë tjetër për këtë gjë. 
14-Pastor i lagjes. Ti nuk e ke mendjen vetëm te kisha por edhe te komuniteti. Lagja të njeh si pastori dhe të thërrasin ashtu, o pastor filani. Dhe të kërkojnë ndihmë për administrimin e pallatit ose kur bëhet diçka në lagje. 
15-Drejtues adhurim. Ke aftësi të mira në muzikë dhe kitarë dhe kisha pret që ti si lider t'i drejtosh ata edhe në kohën e adhurimit. 
16-Njeriu i LutjesTi drejton takimin e lutjes ose takimin e mesjavës. Dhe njerëzit i ndajnë me ty rregullisht kërkesat për lutje sepse besojnë që ke një jetë të fortë lutje. 

Cili nga këto modele të pastorit të përshkruan më shumë ty? Cilën e ke më të theksuar, cilën më pak? A ka ndonjë model tjetër që do të shtoje? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>