21 Dhjetor

7 Ide, Përgatitja e Krishtlindjes

Tani, festa më e madhe për çdo të krishterë është Pashka. Sepse pa ringjalljen e Jezusit nuk do të kishte krishtërim. Por kur vjen puna për të arritur më shumë të rinj, njerëzit janë goxha më të hapur për Krishtlindje. Madje nga përvoja ime, njerëzit vijmë më kollaj kur i fton për Krishtlindje sesa për Pashkë apo ndonjë ngjarje tjetër.
Ndoshta ngaqë është edhe ftohtë dhe njerëzit nuk mund të shkojnë në det apo diku tjetër për piknik  e kanë më të kollajtë për të zgjedhur që të vijnë në festën e Krishtlindjes.  
Ja të ndaj disa sugjerime se si të përgatitesh më mirë për njerëzit që do të vijnë këtë Krishtlindje te shërbesa—festimi. 

1. Përfshiji të rinjtë
Jo vetëm të në moshë, por besimtarët e rinj. Që te ftesat, ata që ftojnë më pa ndroje janë besimtarët e rinj. Njerëzit mund të duan të bëjnë diçka më shumë këto kohë. Kështu që përfshi gati çdo person që ka ardhur në kishë deri më tani për të bërë diçka.  

2. Kërkoju anëtarëve diçka extra
Gjatë festimit, në vendet më të mira të ulen vizitorët, në fund të lënë vizitorët të marrin diçka që ke përgatitur si qerasje. Nxiti ta mendojnë sikur kanë miq në shtëpi, ta kalojnë vëmendjen tek vizitorët. Theksoje shumë mikpritjen këtë herë, më shumë se çdo herë tjetër.

3. Tregoje historinë e Krishtlindjes
Mos u ver në siklet kur ndan mesazhin, sepse duket disa herë sikur po thua gati të njëjtën histori Krishtlindje. Mos u ndje sikur duhet të gjesh patjetër një kënd të ri, një mënyrë të re për ta thënë historinë. Kënga “Holy Night” apo kënget e tjera të Krishtlindjes edhe pse këndohen kaq shpesh nga kaq shumë këngëtarë, njerëzit përsëri nuk lodhen me to.
Lajmërimi nga engjëjt, lindja e Jezusit në kasolle, barinjtë… janë unike dhe njerëzit nuk lodhen me to. Mos u ndje që duhet t’i shtosh patjetër diçka të re. 

4. Ndaje Lajmin e Mirë
Tanii, të gjithë e dimë, thelbi i Krishtlindjes nuk është as pema, as dritat, asnjëra nga këto. Thelbi është Shpëtimtari që lindi dhe që mund ta kesh Zotin e jetës. Pa ndarjen e lajmit të mirë ngelet e pa kompletuar shërbesa—festimi i Krishtlindjes.

5. Kujtoji kur është takimi i radhës
Gjej ndonjë mënyrë se si do ta theksosh rëndësinë dhe bukurinë e të mbledhurit bashkë. Dhe tregoju se kur është takimi i radhës, çfarë do të synosh në vitin që vjen, pse ka vlerë të mbledhurit bashkë... 

6. Këndo Këngë Krishtlindje 
Edhe nëse banda nuk këndon aq bukur sa këngët që janë në Youtube, përsëri gjej ato këngët e thjeshta të Krishtlindjes. Në fund të fundit këto javë është e vetmja mundësi për të kënduar këngë Krishtlindje 

7. Mendo Lidhjen me ta 
Si do të qëndrosh i lidhur me ata që erdhën për herë të parë? Nëse arrin t’u marrësh nr e cel ose e-mailin do ishte e veçantë që t’u shkruash diçka pas 1-2 ditësh. 

Të uroj dhe lutem për një kohë të bukur Krishtlindje dhe me sa më shumë vizitorë. Dhe ndërsa u shërben të tjerëve mos harro ta shijosh për vetë këtë kohë të bukur!
Shënim: Për ty që po e lexon këtë shkrim dhe nuk je pjesë e një kishe lokale, je i ftuari im në festimin e ICF Tirana, me 25 Dhjetor ora 3:00 pm, tek Cavalero Club, në Kinostudio.
Nëse të duket çudi, si mund të mblidhet kisha në Club, po tashti, kur dikush ka ditëlindjen, a festohet në Club, epo ai që ka ditëlindjen këtë javë është më i Madhi n’ven, kështu që ia vlen të festohet vençes

Gëzuar Krishtlindjen miq. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>