3 Gusht

Si Ta Gjej Vendin Tim Në Shërbesë?

Të gjithë jemi të ndryshëm dhe Perëndisë i pëlqen larmia. Bibla thotë jemi si trupi, me pjesë dhe gjymtyrë të ndryshme. Por ama, Ai pret që të bëjmë diçka në trupin frymëror, që është kisha. Por si ta gjej vendin tim unik? Janë pesë faktorë që të bëjnë të ndryshëm nga të tjerët dhe ti je i tillë sepse të tillë të ka krijuar Perëndia. Në këto pesë faktorë ti gjen vendin tënd unik. 

1 - Dhuntitë frymërore—Aftësi të veçanta, që t'i ka dhënë Perëndia pasi i ke besuar Jezusit. Dhunti që t’i ka dhënë për t’i shërbyer Atij dhe për të krijuar dhe pasur një miqësi të fortë me Të. Çdo besimtar ka të paktën një dhunti më të dallueshme. 

2 - Pasioni—zemra jote, çfarë ke më shumë për zemër, e bën me pasion. Ne të gjithë motivohemi ndryshe. Të gjithë kemi interesa të ndryshëm. Gjërat që të motivojnë ty nuk më motivojnë mua dhe e kundërta. Të gjithë kemi rrahje të ndryshme zemre, nuk janë dy njëlloj. Çfarë është ajo që ke më për zemër?

3 - Aftësitë—Të gjithë kemi aftësi të ndryshme, aftësitë që burojnë natyrshëm nga ty, dikush është hidraulik, furrxhi, elektricist, muzikant, ekonomist, bojaxhi, pilot, ekonomist ... Çfarë aftësie natyrore ke ti? 

4 - Personaliteti—Secili kemi personalitete të ndryshëm dhe vlerësojmë gjëra të ndryshme. Ka njerëz të mbyllur si tipa dhe njerëz të hapur, njerëz që u pëlqen rutina, njerëz që duan variacion, të qetë, me ton të lartë/të ulët. Ku je ti?  

5 - Eksperiencat (Përvojat)—Të gjithë kemi prejardhje të ndryshme, shkollim të ndryshëm, nevoja të ndryshme, kemi përvoja të ndryshme në familje, shkollë, punë. Cilat janë tuajat? 

Për shkak të këtyre 5 gjërave—mënyra sesi Perëndia të ka Formuar ty—nuk ka asnjeri në botë që t'i ketë të pesta njëlloj, s’ka njeri në të gjithë botën si ty. Ti je shumë i ndryshëm nga çdo njeri tjetër dhe je shumë kompleks.

Në bazë të këtyrë ti gjen, cili është vendi yt unik. A ishte ndihmë, çfarë do të shtoje në lidhje me këtë? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>