14 Shtator

Si Të Zhvillosh Vetëkontroll?

Të gjitha ata që arrijnë suksese në jetë kanë një gjë të përbashkët: Disiplinë personale! Njerëzit e suksesshëm janë të gatshëm të bëjnë gjëra që njerëzit e zakonshëm nuk duan t’i bëjnë. Ata e shprehin vetëkontrollin, disiplinën në 6 mënyra:  

  1. Njerëzit e suksesshëm e kontrollojnë gjendjen emocionale.  Ata jetojnë sipas përkushtimit që kanë marrë, jo si të ndihen për momentin. Ata bëjnë gjënë e duhur edhe kur nuk u vjen për ta bërë atë gjë. Dhe janë këta persona ata që realizojnë shumë nga gjërat e mëdha që ndodhin në botë. "Njeriu që nuk ka vetëkontroll është si një qytet i shkrehur." F.urta 25:28 Pra, fillon me vetë-përmbajtjen e emocioneve. 
  2. Njerëzit e suksesshëm kujdesen se çfarë flasin.  Ata i mendojnë fjalët para se t’i thonë, nuk u flet goja para mendjes. "Kush kontrollon gojën e tij mbron jetën." F.urta. 13:3 Sepse jo çdo gjë që ke dëshirë të thuash ti mund të jetë e vlefshme, kontrolloje gjuhën. 
  3. Njerëzit e suksesshëm janë të përmbajtur në veprimet e tyre.  Sa mund të mbash ti derisa ta humbasesh kontrollon? “Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet." F.urta 19:11 A je i përmbajtur në situata të ndryshme apo përgjigjesh ‘dhëmb për dhëmb.’
  4. Njerëzit e suksesshëm veprojnë sipas planit. Nëse nuk e cakton ti sesi do e kalosh  kohën, me shumë siguri të tjerët do të vendosin për ty se me çfarë do të merresh! "Jetoje jetën duke qenë përgjegjës për ato që bën… shfrytëzoje kohën në maksimum" Efe. 5:15-16. Nëse nuk e di se cili është synimi yt për ditën, javën, muajin, vitin, do e gjesh veten duke shkuar atje ku të thonë dhe ku të duan të tjerët. 
  5. Njerëzit e suksesshëm e menaxhojnë paranë e tyre. Ata mësojnë si të jetojnë me më pak sesa fitojnë dhe pjesën që u mbetet e investojnë. Vlera e buxhetit është sesi i orienton paratë e tua, a shkojnë atje ku do ti të shkojnë dhe është më mirë sesa të rrish e të vrasësh mendjen se ku shkuan paratë. "I urti ruan për të ardhmen, por budallai i bën të gjitha rrush e kumbulla." F.urta 21:20. Nuk ka rëndësi sesa fiton, vendos të jetosh me 80% të asaj që merr, 10% jepja Zotit, 10% kurseji për t’i patur për më vonë. 
  6. Njerëzit e suksesshëm kujdesen për shëndetin. Sepse duke u kujdesur për të, ata mund të bëjnë më shumë gjëra dhe të kënaqen më shumë me atë që kanë arritur. "Secili nga ju duhet ta kontrollojë trupin e tij, duke e mbajtur të pastër dhe ta respektojë." 1 Thes. 4:4.

Tani si përfundim, ku ke nevojë që të zhvillosh vetëkontroll më shumë, në cilën fushë të jetës: Gjendjen emocionale, Fjalët që thua, Veprimet që bën, Synimet që ke, Paranë apo Shëndetin?  

Disiplinat që ti do të vendosësh sot do të caktojnë suksesin e së nesërmes.  

Por që vetëkontrolli të zgjasë duhet më shumë sesa vullneti yt, forca jote e brendshme.
Të duhet një fuqi më e madhe se vetja jote. Mendo për këtë premtim nga Bibla këtë javë:    
“Perëndia nuk na ka dhënë frymë frikë, por frymë force, dashurie dhe vetëkontrolli.”  2 Tim. 1:7.

Pra, sa më shumë e pranoj dhe e lejoj Perëndinë të kontrollojë jetën time, aq më shumë vetëkontroll më jep mua Ai!  


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>