Si u rrit kisha në shekullin e parë pa ndërtesa, pa grumbullime të mëdha, pa asgjë nga ato që kishat sot mendojnë se duhen? Sepse për punë dekadash, bota që njihej botë, u bë e krishterë, krishtërimi shkoi deri në cepat e botës së asaj kohe. Si ndodhi? Si u shpërnda?
Po nëse ishte ky sekreti, ajo që tha Jezusi: “Kudo ku dy apo tre janë bashkë dhe mblidhen në emrin tim, unë jam mes tyre”.
Ky koncept, kjo ide ishte shumë e njohur në atë kohë. Sepse ajo që ndodhte në kohën që Jezusi jetoi në tokë ishte kjo: Aty ku 2-3 Romakë ishin bashkë ata ishin si një pëfaqësim i pranisë së Romës në atë lagjje, në atë vend. Edhe pse ishin larg Romës, fakti që ishin bashkë, përfaqësonte fuqinë dhe praninë e Romës mes tyre. Kjo ishte "ekklesia" Romake. Aty ku 2 apo 3 mblidheshin bashkë përfaqëson pushtetin Romak në atë vend.
Jezusi pëdori të njëjtën mendësi dhe pëdori të njëjtin model. Ai u tha atyre se kjo është mënyra sesi kombet do të dishepullohen, duke u mbledhur 2-3 veta bashkë dhe prania e Tij do të jetë mes tyre. Ai grup, kudo që do të mblidhet do të përfaqësojë praninë, fuqinë e Mbretërisë së Perëndisë.
Dhe me këtë gjë Jezusi shëndërroi tavolinat e ngrënies në podiume. Sepse kur njerëzit mblidheshin për të ngrënë ata flisnin për Jezusin dhe shtëpitë u kthyen në “kisha” ku mblidhen 2-3 ose më shumë. Ky koncept që eksiztonte në lidhje me Romakët u kthye në një super model kishe, "ekklesia" të mbledhurit bashkë dhe mund të ndodhte që në çfarëdolloj vendi dhe kudo ku ndodheshin njerëzit.
Si mund të rikthehet kjo gjë? Si mund të shpërdahet lajmi i mirë dhe të bëhet dishepullimi në formën që e sugjeroi Jezusi në fillim, në atë formën që u ungjillëzua dhe u dishepullua e gjithë bota në shekujt e parë pas Krishtit?
Si e mendon ti? Çfarë do të sugjeroje? A mund të përsëritet kjo gjë?