6 Tetor

Ideja 18 Do të qeshësh apo do të shikosh më tej

Qendrimi mirënjohës të frymëzon, ai kritik të bën përtac. 

Jemi të rrethuar nga njerëz që vetëm po nuk të panë që bëre diçka gabim ose the diçka gabim dhe o burra me vrap tëqeshin, ta theksojnë ose të tregojnë sesa gabim e ke bërë.
Një mësuese shkroi në tabelën e zezë këtë tabelë shumëzimi me numrin 8 dhe kur erdhën nxënësit e panë të shkruar. 

8 * 1 = 5
8 * 2 = 16
8 * 3 = 24
8 * 4 = 32
8 * 5 = 40
8 * 6 = 48
8 * 7 = 56
8 * 8 = 64
8 * 9 = 72
8 * 10 = 80

Klasa sa e pa tabelën filloi të qeshte me mësuesen sepse veprimi i parë ishte gabim. Por vetëm i pari ishte gabim. 

Mësuesja u dha këtë mësim: "Unë e shkrova qëllimisht gabim veprimin e parë sepse dua t’ju jap një mësim të rëndësishëm. Në fakt kështu do t'ju trajtojnë në jetë siç më trajtuat mua. Unë bëra 9 veprime siç duhet por vetëm një gabim. Asnjë nga ju nuk u gëzua për 9 veprimet e rregullta por ju ngeli mendja te veprimi i vetëm që bëra gabim." Kështu mund të ndodhë edhe me ty, ti mund të bësh gjëra të mira dhe gjërat e duhura, madje një milion të tilla, por do të kritikojnë vetëm për atë gjënë e vetme që ke bërë gabim. Por mos u zhgenje nga kjo gjë. Këshilla ime e vetme është, mos u bëj si shumica. 

Mos u bëj si shumica që ka vënë syzet e kritikut gjithë kohës. Nëse po kërkon vetëm gjëra negative, vetëm ato do të gjesh dhe do të gjesh shumë. Nëse po kërkon pozitivitet, gjëra të bukura, ide të reja, ato do të gjesh dhe do të gjesh shumë e mëshumë.
Dhe sa më shumë të jesh duke kërkuar ide të tilla aq më krijues do të jesh, aq më shumë ide të reja do të vijnë, sepse idetëdhe krijueshmëria e dikujt do të jetë motivuese dhe nxitëse për ty. 

Trazojmë ide: Vetëm këtë javë kujto 3-4 raste që kishe tendencën për të parë gjërat që nuk shkonin ose ke qeshur me gabimet e dikujt. Tani ndalo një sekondë dhe shikoje ndryshe atë situatë. Shkruaj një për një çfarë të mire kishte në çdo rast, jo çfarë nuk shkonte, çfarë ishte diçka e mirë ose e saktë? 

 "Kur rri me njerëz që mendojnë negativisht gjithë kohës natyrshëm do të bëhesh përtac dhe do të dështosh më shpesh."  AKita 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>