13 Prill

Mos e lër të ikë idenë që të erdhi tani!

Ndoshta po shikoje një film, po dëgjoje një këngë, po shikoje një video në social media, po bisedoje me një shok, po lexoje një libër… dhe befas ke një ide.

Idetë e reja lindin nga një frymëzim, motivim, pasion apo një dëshirë që ti ke.

Në momentin që erdhi ideja mos e lër të ikë por shkruaje diku. Kjo është mënyra më e mirë për mua: “e bëj record dhe ia dërgoj vetes në inbox”.

Krijo një vend të madh “magazinë” ku hedh çdo ide që të vjen në mendje. Pastaj më vonë sistemoje magazinën. Por, si fillim hidhi, shkruaji, dërgoji idetë diku, aty bruto siç të vijnë edhe nëse duken më shumë të paqarta sesa të qarta.

Në kohët që po jetojmë, plot me çudira, probleme, sëmundje, luftra, viruse etj etj.. Këto mund të shihen në dy këndvështrime ose si ditët më të zymta ose si ditët më të mira. Unë them janë ditët më të mira për të provuar idetë e tua të reja. Sepse përvoja në kohë të tilla është më e rëndësishme se eksperienca në një punë të mëparshme. Sepse në kohë të tilla, janë të gjithë njëlloj asnjë s’ka përvojë.

Ndoshta ti po mendon, po mirë kur është kështu, kur qënka kaq e lehtë pse nuk e shikoj të ndodh shpesh kjo gjë sepse të gjithë mund të kenë ide?

Dy thënie:

Albert Ainjshtain “Të menduarit është punë e vështirë, prandaj pak e praktikojnë.” Por ama “Krijueshmëria nuk mbaron. Sa më shumë ta përdorësh aq më shumë do të kesh.” - Maya Angelou

Të gjitha idetë rriten nëpërmjet ideve të tjera... Idetë qe ti ke do të rriten sepse do përplasen me ide të tjera. Idetë që ti ke janë unike, vetëm ti mund ti kesh në atë lloj forme. Por mos i lër të fiken. Kështu që, si fillim hidhi në letër duke formuar fjalë, fjali, paragrafë. Ky mund të jetë një super investim tek vetja jote! Ky është synimi im; të trazoj ide të reja tek ty, të trazoj rehatinë me pyetjen “Po sikur?!”.

Hapa Konkretë:

*Cila do të jetë “magazina” jote e ideve, një bllok, notes në Telefon, record?

*Sot, hidh tre idetë e para.


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>