17 Nëntor

Ideja 24 Para se të habitet do të kritikojë ose përbuzë një herë

Qëndrimi mirënjohës të frymëzon, qëndrimi kritik të bën përtac. 

Sa e vështirë është të kesh ide të reja. Sepse sapo t’ia tregosh dikujt së pari do të kritikojnë ose përqeshin para se tëgëzohen ose të përgëzojnë. Shanset që të habiten dhe mahniten me idenë tënde që në fillim janë shumë të pakta. 

Aleksander G. Bell i dërgoi telefonin e tij "Western Union" për të parë nëse donin ta përdornin, por nuk u habitën. “Është ide koti," i thanë, Kjo duket si lodër nuk i hyn në punë kujt, nuk kemi interest për ta blerë.” Mos ç'i bëtë vetes 🙂.

Kurse Ferdinand Foch që ishte profesor në shkollën ushtarake të Francës tha në vitin 1904, “Avionët janë lodra interesante por nuk kanë vlerë për ushtrinë.” Imagjino çfarë do të thoshte për dronët ai.

Revista "Times" në vitin 1966 tha për dyqanet online, Dtë jetë dështim dhe do të bjerë shpejt si ide, sepse gratë duan të dalin nga shtëpitë dhe duan të zgjedhin, t'i prekin me dorë vetë sepse mund të ndryshojnë mendje disa herë, kështu që nuk do të ecë ideja.” Epo se gabon dhe kjo revistë, kujt nuk ia merrte mendja. 

Kur u krijua mikroçipi i parë, një inxhinier i "IBM" tha në vitin 1968: Kujt mund t'i hyjë në punë?” Mos duhet për të gjeturtelefonin kur të humb ose një mijë mënyra të tjera. 

Në 1977 kur kompjuteri ishte më i madh se frigoriferi, Ken Olson themeluesi i biznesi Dixhital tha: Kujt mund t'i duhet njëkompjuter në shtëpi, le që ai do një dhomë më vete.” Por po del ndryshe çdo njëri ama. 

Kur u bë makina e parë, u kritikua: Kujt i duhet një karrocë pa kalë, le që është e shtrenjtë por edhe po i ra çmimi nuk do ta dojë njeri.”

A do më shumë shembuj 😉 ?  

Trazojmë ide: 
Radhit 20 ide të reja që ke dëgjuar ose parë por shkruaji pa menduar asnjë lloj kritike ose ideje negative për ta. Pasi i ke shkruar idetë, anash tyre shkruaj vetëm numrat sa ide pozitive dhe negative gjete për secilën. p.sh. 4 n. dhe 6 p. 

"Fjala pesimist nuk ishte në fjalorin e "Noah Webster Dictionary" por fjala optimist ishte. Fjala pesimist as nuk ishte shpikur. Është shpikje moderne që duhet ç’shpikur." - Zig Ziglar


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>