13 Prill

Ideja 46 Sa e lehtë që ishte, si nuk e mendova më përpara? 

Një ide duket shumë e thjeshtë kur e ka bërë dikush më përpara.

Idetë e thjeshta hasin kundërshtime, njerëzit janë skeptike që mund të ndodh aq thjeshtë. Ose ka ndodhur që nuk e dije një ushtrim në matematikë dhe mësuesi e zgjodhi aq lehtë saqë ti mendove: "Pse kaq e thjeshtë ishte, si nuk më shkoi mendja?"
Si veza e Kolombit, ai mori një vezë të zier dhe tha: "Kush mund ta bëjë vezën të qëndrojë drejt në tavolinë?" Të gjithë e provuan dhe thanë se ishtë e pamundur. Kolombi e mori vezën e goditi lehtë në tavolinë dhe veza qëndroi drejt. Aaaa kështu mund ta bëj edhe unë, apo jo?!Li
nja e taksive "UBER" dukej shumë e çuditshme sesi me një "app" mund të marrësh taksi kur të duash. Ndërkohë qënormale ishte merr një telefon, jep adresen dhe vjen aty ose shkon aty ku janë taksitë. Po kur s'ka taksi afër? Kurse me një"app" porosit dhe paguan taksinë.
Apo "TESLA," nuk mendohej një makinë elektrike. Por me bateritë "quantum" makina mund të udhëtoje mbi 400 km menjë karikim. 

Trazojmë ide: 
Shkruaj tre ide që pasi i dëgjove ishin shumë të thjeshta dhe duhet të të kishte shkuar mendja. 

"Pavarësisht se çfarë të thonë njerëzit, fjalët dhe idetë mund ta ndryshojnë bon." -Robin Williams 

"Ajri është plot me ide. Po të trokasin në kokë gjithë kohës. Thjesht duhet të dish se çfarë do, pastaj hape mendjen dhe futju punës. Befas, do të vijëideja. Në fakt aty ishte gjithë kohës." - Henry Ford


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>