Të dyja të duhen, por të dyja edhe mund të dëmtojnë!
Natyrshëm na pëlqejnë përgëzimet dhe komplimentet por jo kritikat. Nëse ka vetem lëvdata dhe përgëzime i bie që e ke rrethuar veten me shokë që vetëm të llastojnë. Por asnjë ide nuk është e përsosur, ka nëvojë për reagime të sinqerta, çfarë nuk shkon, si mund të përmirësohet.
Drejtues në nivele të larta drejtimi dhe jo vetëm, kanë këshillues që duhet të jenë njerëz që japin reagime të sinqerta, përgëzime kur është për t'u përgëzuar dhe kritika kur ka vend për t'u përmirësuar.
Këshilla e një shoku më ka ndihmuar shumë, ai me tha: “Trajtoji përgëzimet dhe kritikat si çamçakëz.” Ashtu siç bëjmë me çamçakëzin, kur mbaron shija e hedhim nuk e gëlltisim, kështu bëjmë me këto të dyja. Përgëzimet, merri pranoji por mos i gëlltit, ndryshe të zmadhojnë mendjen. Asnjeri nuk e duron dot një person arrogant rreth tij. Kritikat, merri, pranoji, shiko sa të vërteta ka aty, mos ji i mbyllur ndaj tyre. Gati në çdo kritikë ka diçka për të mësuar edhe kur janë me tendencë jo të mirë. Por mos i gëlltit, do të hidhërojnë. Mëso diçka dhe lëviz përpara.
Idetë e mira përmirësohen nga syri kritik, marrin formë dhe vrull të ri. Grupet që nuk pranojnë këndvështrim ndryshe bëhen të gjithë njëlloj, një prerje dhe shpesh nuk ka ndonjë gjë të re që ndodh në atë grup. Dhe është më rehat ashtu, se nuk ka shumë punë, nuk ka shumë për të menduar. Por urtësia qëndron t'i marrësh të dyja reagimet me të njëjtin qëndrim edhe përgëzimet edhe lëvdatat.
Trazojmë ide:
Tani përgëzimet i pranojmë kollaj, nuk na duhet ndonjë sforco për këtë pjesë, por me kritikat shpesh na ngec sharra në gozhdë. Tani, po sikur të shkruash gjithë kritikat që morre herën e fundit që ndave një ide apo drejtove një projekt. Dhe shkruaj me detaje dhe shiko se ku janë dobësitë e idesë, projektit tënd.
"Kritikat mund të mos jenë me vend, por janë të nevojshme. Bën të njëjtën punë si dhimbjet e trupit. Kërkon vëmendje për një pjesë që nuk është e shëndetshme." - W.Churchill
Shumë më vlerë faleminderit Pastor. Bekime