4 Maj

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Gjuha që përdor, fjalët që përdor kanë shumë fuqi.

Nëse do të më thoje para dhjetë vitesh të njëjtën ide, përmblidhe atë që do të thuash, atë që po synon me një fjalë. Do tëmë dukej sikur po mundoheshe të më acaroje ose të më vije në lojë. Por ka shumë fuqi një fjalë për ide, projekt, madje njëvit të tërë. Shpesh skuadra ime e kupton idenë direkt kur u them fjalën e vitit dhe ua përsëris.
Vitet e fundit fjala e vitit ka qenë #njëri-tjetrin, dhe sa herë që flisnim për këtë fjalë ishte nxitje, çfarë po bëj për të tjerët. Kurse në vitin 2019 ishte fjala: #shpresë, çfarë viti i vështirë ka qenë në të gjithë dimensionet, por sa kuptim dhe sa inkurajim ka qenë vetëm kjo fjalë.
Këtë vit është #ndikojebotentende. Dhe na ka dhënë një dimension të ri, si të mendojmë mënyra për të ndikuar dikë për mirë, si të përmirësojmë jetën e dikujt këtë vit.
Dhe kanë qenë fjalë që na kanë drejtuar për një vit të tërë. Unë dhe gruaja ime do të shkonim diku për të kërkuar vetëm këtë fjalë, rrinim me orë të tëra, duke folur, lexuar, diskutuar dhe vetëm nëse binim të dy dakord, atëherë quhej mision i plotësuar  dhe ne kemi personalitete të ndryshme, nuk është gjithmonë e lehtë të biem dakord për të njëjtën fjalë.  

Çfarë të vjen në mendje kur lexon këto fjalë: 

*LOVE
*SMILE
*FREE
*HAPPY
*DREAM
*BELIEVE
*POSITIVE
*HOPE
*BEAUTIFUL
*BRAVE
*JOY

Edhe pse janë fjalë në anglisht edhe ai që di pak fare, pak anglisht fare i njeh si fjalë dhe vetëm një fjalë të bën të mendosh, të krijon një ndjesi. 

Trazojmë ide:
Si do t'i përmblidhje në një fjalë të vetme 2-3 ide, projektet e fundit që ti po bën? Shkruaji më poshtë. Pastaj jep shpjegimin e tyre, por së pari të jetë vetëm një fjale e vetme.
"Buzëqeshje (emër) = është një kurbë që çon në vend çdo gjë." -Phyllis Diller


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>