9 Qershor

Ideja 1: Syze te reja

Shko pak më mbrapa dhe shikoji gjërat ndryshe!

Po shkoja në fshat dhe rrugës pashë një piktor që kishe vënë një kanvacë të madhe dhe po pikturonte pamjen e luginës së Shëngjergjit. I qëndronte afër për të bërë detajet e pikturës por herë pas here ndalonte, tërhiqej pak mbrapa dhe shikonte pamje e madhe dhe pikturën që po bënte.
E njëjta si në jetë apo jo, nëse qëndron i fokusuar te detajet e vogla të marrin vëmendjen, duhet të tërhiqesh pas, herë pas here për të mos humbur pamjen e plotë për të pasur një perspektivë më të gjerë.
Po sikur… të bësh të njëjtën gjë për vete? Ose ndryshe, po sikur të vendosësh një palë “syze” të reja? E dimë që shumica kanë vënë “syzet” e dëshpërimit, ky vend nuk bëhet, vend koti, shkollë koti, punë koti…
Po sikur… të tërhiqesh pas, po sikur të vendosësh një palë syze të reja dhe ta mendosh ndryshe. Mund të jesh ti ai/ajo qëdo ta bëjë, zbuloje, që do ta sjellë, që do ta krijojë, fillojë atë që mungon?
Nëse nuk di nga t’ia fillosh? Filloje duke hedhur idetë e tua në letër ose të komente për t'i diskutuar. Aty është fillimi.
Walt Disney ka lënë thënien e famshme: “If you can dream it, you can do it.” Në shqip i bie: “Nëse mund ta ëndërrosh atëherë mund ta bësh.”
Idetë që ke ti janë unike. Vetëm ti mund t'i kesh në atë formë. Por mos i lër të fiken. A je gati të fillosh, t'u japësh jetë, së pari duke i hedhur në letër, duke i formuar në fjalë, fjali, paragrafe. Ky mund të jetë një super investim tek vetja jote! Ky është synimi i këtij libri, të trazojë ide të reja tek ty, të jetë si katalizator.

Trazojmë ide:
Radhiti me radhë: çfarë gjërash pozitive kam sot? Nëse do të kisha çdo gjë që më duhet, çfarë do të bëja ndryshe? Ke gjithë mundësitë, je ti kryeministri i vendit, kryebashkiaku i qytetit, çfarë do të kishe bërë ndryshe? Çfarë i mungon brezit tënd, grupmoshës tënde?
Si do ta plotësoje fjalinë: Nëse në Shqipëri do të kishte __________ unë s’do ta mendoja te largohesha. A mund të bësh ti një gjë, disa gjëra, cilat?

"Të mësosh të shkruash idetë është të mësosh si të mendosh. Nuk di asgjë me qartësi nëse nuk arrin ta shkruash." - Senator Amerikan S.I. Hayakawa


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>