Ji mendjehapur dhe do të gjesh thesare të pafundme idesh.
Një nga thëniet e Napoleon Hill është e tillë: "Më shumë ar ka dalë nga mendjet e njerëzve sesa nga minierat."
A mund ta imagjinosh sesi do të ngjanin makinat nëse do të prodhoheshin nga "Iphone" ose "Samsung" ose ndonjë kompani tjetër telefonash? Dyert do të hapeshin ose do të kyçeshin me skanim fytyre, sediljet do të komandoheshin me fjalë. Në mos, makina do të ndizej me të folur gjithashtu. Gazi dhe frenimi do të komandoheshin me "touch screen" ose borisë mund t'ia zgjidhje melodinë dhe mund t’ia ndryshoje.
Në kohët që po jetojmë, plot me çudira, probleme, sëmundje, luftra, viruse etj etj.. Këto mund të shihen në dy këndvështrime ose si ditët më të zymta ose si ditët më të mira. Unë them janë ditët më të mira për të provuar idetë e tua të reja. Sepse përvoja në kohë të tilla është më e rëndësishme se eksperienca në një punë të mëparshme. Sepse në kohë të tilla, janë të gjithë njëlloj asnjë s’ka përvojë.
Nuk po them që kompanite e makinave nuk kanë risi dhe modelim të bukur dhe të veçantë sepse shumë makina po ndryshojnë dita - ditës. Por ama sa më gjatë të punosh në një profil pune dhe sa më i zoti të bëhesh në atë gjë, aq më e vështirë bëhet ta shikosh atë profil, punë, shkollë me një sy tjetër. Aesop thotë: "Familjariteti sjell mospërfillje."
A e di se kur ke një llampë në shtëpi që është e djegur dhe nuk e ndërron shpejt, pas dy javësh nuk të bën më përshtypje, mësohesh me të dhe e shpërfill.
"Problemi është shansi yt për të bërë më të mirën." - Duke Ellington
Trazojmë ide:
Imagjino, je në një tavolinë të rrumbullakët me disa ekpertë të ndryshëm për të bërë një gjë të përbashkët. Si do të dukej një makinë e modeluar nga një kompani telefonash? Ose si do të dukej një celular i modeluar nga një kompani makinash? Shkruaji idetë.
"Imagjinata është më e rëndësishme sesa njohuria." - Albert Einstein