Mos prit rezultate të ndryshme kur po bën të njëjtat gjëra.
Gjatë luftës së dytë botërore ushtria Gjermane po rrëzonte shumë avionë të aleatëve. Nuk po e gjenin dot zgjidhjen derisa një pilot i vjetër kërkoi të mblidheshin të gjithë pilotët për ta zgjidhur këtë gjë dhe i pyeti të gjithë por duhet të përgjigjeshin secili një e nga një. Pyetja që i bëri secilit ishte kjo: "Imagjinoni, po fluturoni mbi Gjermani dhe mitralierët e tyre po të godasin, çfarë do të bëje, ti je në avion dhe po shikon që ata po gjuajnë?"
Dhe filluan përgjigjet. Njëri tha: "Unë do të fluturoja më lart, tjetri tha: "do të bëja zik-zage." Ata po jepnin ide të tilla që ishin korrekte siç i kishin mësuar në shkollë. Kurse disa pilotë nuk u përgjigjën sipas asaj që kishin mësuar në shkollë, dhanë disa ide të reja. Piloti i moshuar mori me vete vetëm këta pilotë. Sepse taktikat që ishin sipas librave të shkollës i dinin edhe Gjermanët. Por pilotët që ishin krijues në manovrimet e tyre u përzgjodhën, jo ata që ishin të ditur dhe ndiqnin vetëm rregullat. Ajo që doli qartë, ishte se në momente të tilla, talent është të mendosh ndryshe, në mënyrë krijuese, ashtu siç nuk e pret asnjeri. Me ata pilotë punoi ai dhe i ndihmoi të bëheshin sa më krijues në manovrat dhe zgjidhjet e tyre. Dhe një mënyrë për të parë aftësitë e tyre krijuese ishte një ushtrim i thjeshtë, u dha pilotëve një tullë dhe u thoshte: "Më jepni sa mëshumë mënyra se për çfarë do ta përdornit një tullë?"
Dhe ky mund të jetë ushtrim i mirë sidomos nëse je në një grup dhe mund të diskutosh, sa mënyra të ndryshme mund të gjesh për të përdorur një tullë?
Ose një shishe "Coka-Cola", për çfarë mund të përdoret?
Ka qenë një reklamë e tillë para shumë vitesh, një pilot po fluturonte mbi një fshat afrikan, piu kolën dhe e hodhi shishen e cila ra në mes të fshatit. Njerëzit nuk kishin parë një gjë të tillë më parë dhe nuk e dinin se për çfarë mund të përdorej, por ama erdhën me ide krijuese sesi mund ta përdornin dhe gjetën shuuuumë mënyra.
Trazojmë ide:
Sa mënyra mund të gjesh brenda 5 minutave, si mund ta përdorësh një shishe koka-kola ose një tullë? A mund të gjesh më shumë se 30 ide?
"Ashtu si sytë tanë kanë nevojë për dritë që të shohin, mendjet tona kanë nevojë për ide që të ndizen."
- Napoleon Hill