14 Korrik

Ideja 6: Çfarë ndodh kur kombinon katër fjalë. 

A mund ta bësh me gëzim dhe me pasion diçka?

Cilët janë 4 gjëra që i ke me shumë dëshirë, që i ke më shumë pasion? Katër fjalë. A mund t'i kombinosh ato që të bësh diçka që ke dëshirë dhe që e bën me shumë pasion? Ose a mund të frymëzohesh për ta kthyer në argëtim atë që po bën? Cilët mund të jenë katër fjalët e tua? P.sh. nëse janë:
Kompjuter, kafshë, fshati, ndryshimi.
Do të krijoj një lloj platforme, diçka ndryshe për përmirësimin e jetës së kafshëve në fshat. 

Ose mund të jenë katër fjalë të tjera: Interneti, biznesi, krijueshmëria, paratë. Do të filloj një biznes online ku të fitoj duke shitur krijimet e mia. Dhe nëse bën këtë lloj pune, nuk do të ndihesh asnjëherë që je në punë, sepse po bën diçka që ke dëshirë dhe pasion dhe ndërkohë po fiton edhe para.
Cilat janë 4 gjërat e tua që ke pasion? Për mua janë këto 4 gjëra, por po flas në lidhje me gjërat që besoj gjithashtu. Kisha, Shqipëria, Drejtimi, Vizioni. 

Kisha - besoj që kisha është shpresa e botës, për shkak të zgjidhjes që ka për pajtimin e njeriut me Perëndinë, për shkak të shpresës që jep me anë të Biblës, për mënyrën si kujdeset për njerëzit e çdo lloj kategorie dhe për shumë arsye të tjera.
Shqipëria - besoj që Perëndia më ka vendosur në këtë vend, nuk dua dhe as nuk mendoj që të largohem nga këtu, e dua shumë Tiranën, Shqipërinë dhe dua ta ndikoj këtë vend për të ndryshuar, përmirësuar qoftë edhe  në forma të vogla.
Drejtoj dhe ndikoj brezin e ri, të investoj tek ata siç është investuar tek unë. 
Vizionar - të shkoj diku ku ka horizont, ku ka hapësirë, të ëndërroj për të bërë gjëra të reja ose për të bërë më mirë këto që po bëj. Kur i bën bashkë këto këtër fjalë del: Ëndërroj për të ndryshuar vendin tim nëpërmjet kishës lokale.
Kjo nuk është punë për mua. Është pasioni im, e bëj me dëshirë dhe nuk është ngarkesë, bezdi, lodhje për mua. 

Trazojmë ide

Cilat janë gjërat që ti ke më shumë pasion t’i bësh? A mund t'i thuash me katër fjalë? Tani fomuloji në një fjali dhe do të dalë qëllimi, synimi i jetës. Do të jesh duke bërë gjëra që ke pasion më shumë dhe jeta jote do të jetë më e mbushur, më e plotë. Shkruaji që tani katër fjalët dhe formuloji në një fjali.

"Duaje shumë atë që bën dhe bëj atë që do më shumë dhe mos ua vër shumë veshin atyre që thonë se nuk mundesh. Bëj atë që dëshiron, atë që do. Imagjinata të jetë thelbësorja e jetës tënde." - Ray Bradbury


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>