21 Korrik

Ideja 7: Kultivoje, Përmirësoje atë që ke.

Ti e ke ADN-në e krijueshmërisë, kreativitetit brenda teje. 

Është tashmë brenda teje që nga krijimi.
Ti e ke të instaluar brenda teje “damarin” e krijueshmërisë, të kreativitetit, është tashmë brenda teje ky “aplikacion” i duhur për këtë gjë. Kur Perëndia krijoi njeriun e parë, Adamin dhe Evën dhe i vendosi në kopshtin e Edenit, në një kopësht të përsosur. Dhe një nga porositë që u la Perëndia ishte: "kultivojeni kopshtin" (Zanafilla 1:15 NASB). Tani, si mund të kultivosh, përmirësosh, ta bësh më të mirë një gjë që është e përsosur tashmë? Sepse Perëndia e krijoi njeriun me këtë aftësi. Kur Ai e krijoi njeriun, e bëri në ngjasim me veten dhe kjo është ajo pjesë ku ne ngjajmë me Perëndinë. Perëndia është krijues, sepse solli çdo gjë në ekzistencë. Ti je krijues, ti krijon, prodhon, bën gjëra bashkë. Kreativiteti është brenda teje, thjesht duhet nxitur dhe zhvilluar. 

Trazojmë ide: 
Ja të bëjmë një provë. Cili është telefoni yt i preferuar, "Iphone", "Samsung" apo ndonjë markë tjetër? Zgjidh atë që preferon dhe mendo, si do ta përmirësoje? Çfarë do t'i shtoje më shumë?
Nëse nuk je pasionant pas telefonave, mendo për makinën tënde të preferuar. Çfarë do t'i shtoje që të përmiresohej sa më shumë? Ose tek puna, tek shkolla, shtëpia, arredimi? 

"Nxitja për të krijuar është një nga dëshirat më të thella të njeriut." - Dieter F. Uchtdorf


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>