20 Korrik

Bëji Vizitorët Të Ndihen Rehat

A e di se vizitori 7-8 minuta pasi ka hyrë në kishë, e ka formuar opinionin për të dhe ka vendosur në mendjen e tij/saj nëse do të vijë përsëri javës tjetër. Përshtypjet e para është vështirë t’i ndryshosh, kështu që mendoje se çfarë përshtypje do t’i lësh vizitorëve që sapo vijnë. Reagimi emocional për vizitorin, i pari fare është frika. A do të më pyesin për ndonjë gjë? A do të them gjë? Duke e ditur këtë, sigurohu t’i qetësosh. Kur dikush ka frikë bllokohet.
Ja disa mënyra praktike për të ulur nivelin e frikës.

a - Vendos persona si mikpritës. Jashtë në oborr tek dera kryesore dhe brenda. Tek dera, u japim udhëzime se ku të shkojnë. Ata që janë brenda u thonë se ku të ulen. Këta mikpritës marrin pjesë në situata të veçanta, mbledhin ofertën ose janë të gatshëm për ndonjë rast emergjent.
Njerëzit më të rëndësishëm në një festim, janë ata që kanë kontaktin e parë direkt me jobesimtarin (dhe në çdo lloj pune—biznesi—organizate, personi më i rëndësishëm është ai që ka kontaktin e parë me klientin).
Sigurohu që të jenë njerëz që kanë ngrohtësi personale dhe buzëqeshin kollaj. Dhe të përshtaten në moshë me pjesmarrësit që pret të vijnë. A e di se buzëqeshja dallohet 30m larg.

b - Të ketë muzikë në sfond para se të fillojë festimi. Muzika i qetëson njerëzit. A e keni vënë re këtë fenomen: Sipas muzikës që luhet në sfond, ashtu është dhe toni i bisedës së njerëzve. Sa më e lartë të jetë muzika aq më lart flasin njerëzit me njëri-tjetrin, sa më e ulët të jetë muzika aq me zë të ulët flasin.

c - Mos i pyet vizitorët para të tjerëve. Njerëzit që vijnë për herë të parë duan të fshihen në turmë. Tre frikërat që kanë njerëzit kur shkojnë në një festë janë: 1-Janë të rrethuar me shumë persona të panjohur, 2-kur u duhet të flasin para një tume me të panjohur, 3-kur të bëhet një pyetje personale në publik. Dhe shumë kisha i shtyjnë vizitoret në këto 3-ja frikëra: Ata nuk i njohin shumicën e njerëzve aty, çohu në këmbë dhe na thuaj si quhesh dhe nga je. 

d - Në çdo gjë që bën mendoje nga këndvështrimi i një vizitori. Ne s’i quajmë vizitorë por miq. Mendoje kështu, kisha është familje që pret miq të dielën. Mendoje si në shtëpinë tënde, si e rregullon shtëpinë, si e mirëpret dhe si sillesh me miqtë që të vijnë shtëpi. 

e - Filloje me mirseardhje për t’i qetësuar të gjithë. Fjalët e para vendosin tonin e festimit. Ai/ajo që hap festimin/shërbesën të bëjë një përmbledhje çfarë do të ndodhë që të mos ketë tension për vizitorin. Disa e fillojnë: për 2-3 minuta anëtarët e kishës përshëndesin dhe flasin me atë që kanë në të djathtë ose të majtë. 

f - Ofroni diçka për të pirë pas çdo festimi. Sepse me kafe në dorë dikush e ka më të lehtë të vijë vërdallë. Të ngrënët dhe të pirët bashkë i qehtëson njerëzit. Nuk e di sesi, por një burrë 100 kg ndihet më rehat në një turmë të panjohur kur ai ka në dorë një gotë të vogël kafeje—kola, pas të cilës fshihet. Jezusi jepte shumë mësime kur njerëzit po hanin ose ecnin më të. Sepse të dyja e qetësojnë njeriun dhe njeriu kur qetësohet dëgjon më mirë.

g - Rregulli 10 minuta. Nxiti anëtarët që 10 minuta para festimit dhe 10 minuta pas festimit të mos rrinë duke fol me njëri-tjetrin, nuk është koha për muhabet por për shërbesë. Sepse vizitorët vijnë të fundit dhe ikin të parët. Anëtarët (ata që janë të shtëpisë) vijnë të parët dhe ikin të fundit, kështu qe mund të bisedosh më vonë me të shtëpisë. 

h - Tavolina e infos: Për çdo lloj pyetje dhe informacion, ideale të ketë një dhuratë të vogël për vizitorin që merr dhuratën dhe lë disa te dhëna, nr. cel, e-mailin ... 

Troç fare: Vizitorët po kërkojnë për një arsye pse të mos vijnë herën tjetër, nuk po kërkojnë arsye për të ardhur përsëri. Duke qenë i vetëdijshëm për këtë, ti po ul sa më shumë tensione, po krijon një atmosferë sa më të ngrohtë për të. 

Çfarë do të shtoje, si mund t’i bësh vizitorët të ndihen sa më rehat kur vijnë në shërbesat, festimit tuaja? 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>