30 Nëntor

Çfarë Të Bësh Me Njerëzit Që Vijnë Rrallë Në Kishë?

Si të merresh me pjesmarrësit jo të rregullt në kishë sidomos ata që vijnë vetëm për festa ose me raste por që nuk janë palë me kishën tënde ashtu siç do të doje ti. Jo vetëm kaq por edhe me ata që vijnë shumë rrallë dhe kur i pyet thonë janë pjesë e kishës tënde. 

Është shumë e thjeshtë: Përqafoji Dhe Duaji Shumë. 

Natyrshëm mund të vijë ndonjë emocion i çuditshëm, t’i injorosh, mos t’iu japësh vemendje ose të vijë për të thënë “erdhe më në fund”. Fakti që ata nuk kanë ardhë për ca kohë nuk do të thotë që i kanë vënë vizën kishës, thjesht nuk kanë ardhë dhe kaq. 

Ja disa hapa praktikë sesi të merresh me persona të tillë: 

1-Ki Empati
Fakti që ti shkon në kishë çdo të diel nuk do të thotë që ky është ritmi i të gjithëve. Më e rëndësishme është, a janë palë me kishën që ata e quajnë të tyren. Sepse kohët kanë ndryshuar, ne do të donim që ata të vijnë çdo të diel por realiteti është që ata nuk po vijnë.
Në vend që ti gjykosh, ki empati për ta. Nëse ata vijnë një herë në muaj ose më shpesh është arritje për ta.
Në vend që ti gjykosh shiko se çfarë po shkon mirë te jeta e tyre, vërua në dukje dhe nxiti të thellohen një çikë më shumë në Zotin. 

2-Misioni Është Më i Rëndësishëm Se Metoda
Misioni është për t’i sjell njerëzit te Krishti dhe të rriten me Të. Jo thjesht që të vijnë 4 të diela në muaj në kishë.
Nuk po e nënvlerësoj të ardhurit në kishë, se kisha është ajo që e çon para misionin e Krishtit. Por thelbi nuk është të mbushet salla por a po e jetojnë misionin e Jezusit në jetën e përditshme. Dhe nëse e ndryshon këtë mëndësi ti do jesh duke menduar sesi t’i pajisësh për misionin e tyre. 

3.Përdore Teknologjinë Për T’i Ndihmuar Njerëzit Çdo Ditë 
Sot kemi gjëra që nuk ekzistonin para 10 vitesh. Media sociale, emaili janë mjete për t’i ndihmuar njerezit në udhëtimin e tyre me Krishtin, jo vetëm për të reklamuar ngjarjet.
Po sikur ti mendosh si mjetet te tilla? Me to do i ndihmoj njerëzit të rriten
në Zotin. Nëse do jesh i fiksuar si e si t’i sjellësh njerezit në sallë ato do e kuptojnë dhe do bezdisen, ata janë të rritur, jepu mundësi, por leri të zgjedhin.
Por ama nëse energjinë do e fokusosh si t’i inkurajosh, frymëzosh, sfidosh, ndihmosh atëherë do jenë më të gëzuar që të ndjekin dhe të marrin prej teje lidership. Thjesht, ji ndihmë për ta. Dhe ata do të vijnë të takojnë si shokun e tyre dhe si liderin e tyre jo thjesht sepse ti i do në kishë patjetër.

4-Bëj Matje Të Reja 
Mat jo sa njerëz po vijnë në kishë, por sa njerëz po ndikohen nga kisha jote. Llogarit më shumë, sa kohë po kalojnë njerëzit me Zotin (koha e qetë, luten, lexojnë Shkrimin). Në një anketë doli që ne 10 të krishterë 3 bëjnë kohën e qetë cdo javë 7 e lexojnë Shkrimin disa herë në vit. Ndihmoi njerëzit në këtë gjë, të rriten në Zotin.
Mos mendo si ti sjellësh në kishë por ku i shikon në Zotin këtë vit që vjen. Sa afër me Zotin do që ti shikosh, a po ndikojnë dikë të puna, shkolla e tyre? Ndihmoi të jenë “kisha” aty ku janë. Fillo të bësh matje të reja dhe mendoje sesi do e drejtosh atë gjë.  

5-Festo Çdo Lloj Fitoreje 
Sa bukur festojmë për fëmijët tanë kur arrijnë fitore të vogla, hodhi hapin e parë, tha fjalën e parë, shkoi në kopsht, klasën e parë…
Festo kur një i krishtere po hedh hapin e parë, po lexon Biblën çdo ditë, po bën diçka tjetër. Përgëzoje, shkruaji një sms për gjërat e vogla, për një dhuratë të vogël që i bënë kishës, për një bibël që i dhanë dikujt për një share që bënë në story, për një të grup të vogël që filluan… Mëso si të festosh fitoret e vogla. 

Në vend që ti gjykosh të krishterët pse nuk janë aty ku duhet të jenë, jepu dashurinë që nuk e presin ta marrin, inkurajimin dhe qëndrimin pozitiv që ata nuk e presin. Dhe kisha jote do të bëhet si “koshere” mjalti që “tërheq bletët” të vijnë me gëzim aty. 

Çfarë tu duk interesant te ky shkrim, çfarë është 1 ose 2 gjëra që do të zgjeroje ose të shtoje? 

Këtë shkrim e kam përshtatur nga Carey Nieuwhof, nëse do ta lexosh të plotë shikoje te ky link: https://careynieuwhof.com/5-smarter-ways-to-embrace-infrequent-church-attenders/


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>