1 Mars

Dëgjoni Brezin e Ri Për Median Sociale

Kur ke shumë gjëra të tjera për të bërë dhe pastaj duket të mendosh për median sociale të kishës, vjen momenti që më shumë do që ta lësh pas dore sesa ta ndjekësh nga afër.
Shumë kisha e kuptojnë se ka shumë vlera tek mediat sociale, por nuk arrijnë që të kenë një plan përmediat sociale, plan me strategji dhe me vizion.

Sepse dalin pyetje të tilla si: Kush duhet ta drejtojë shërbesën tonë për mediat sociale? Çfarë platformash duhet të përdorim sepse po bëhen shumë? A ia vlen vërtet të investojmë kohën për këtë?
Pyetje të tilla bëjnë që shumë kisha të heqin dorë krejt nga media sociale. POR, nuk duhet të jetë kaq e ndërlikuar. Me përdorimin gjithnjë në rritje të mediave sociale, këtu janë disa këshilla nga Brezi i ri, sesi kisha jote mund ta bëjë më mirë shërbesën e mediave sociale pa shumë stres. Po i përmbledh shkurt se çfarë sugjeroi një i ri: 

1. Bëj Ato Gjëra Që Ti I Shikon Si Të Kohës
Të jesh vetja është thelbësor për mediat sociale. Ndërsa memet dhe GIF-et mund të duken si gjëra të mira për të përfshirë të rinjtë në internet, mos harro që strategjia jote duhet të përputhet me identitetin tëmd. Përpjekja për të ndjekur çdo trend të ri në mediat sociale do të lodhë dhe audienca jote do të hutohet; njihe audiencën tënde, por njih edhe veten. Mos u hallakat duke u përpjekur të bësh çdo gjë që është në modë dhe të përfundosh duke humbur objektivin e vërtetë. Ajo që poston duhet të ngjajë me atë që ndodh te kisha jote. 
Ide: Humori nuk përcillet mirë në internet dhe njerëzit mund të ofendohen lehtë. Ato që poston në mediat sociale le të jenë të sinqerta dhe të lidhen me atë që po ndodh tek kisha. 

2. Ji Konsistent
Mediat sociale mund të jenë platformë e madhe ku hedh të gjitha informacionet e kishës. Aty u jep njerëzve një pikë orientimi për të gjitha detajet në lidhje me festimet, ngjarjet dhe çdo gjë që ka kisha. Asnjëherë mos ia jep dikujt mundësinë që të thotë: "Doja të përfshihesha, doja të vija por nuk e dija orën, vendin….". Postimet e vazhdueshme sjellin gjithashtu ndjekje dhe angazhim të vazhdueshëm, duke qenë të pranishëm në mediat sociale dhe për rrjedhojë ti po i jep kishës tënde një shtrirje më të gjerë jashtë mureve të saj. 
Ide: Kur ke një ngjarje filloji postimet 4 javë para. Kujtesë një herë në javë (çdo javë) pastaj javën e fundit kujtesë çdo ditë. Përgjigju sa më parë një inbox-i, një komenti, një pyetje që bëhet në lidhje me të. 

3. Mos Hiq Dorë
E kuptoj që rrjetet sociale nuk janë prioriteti yt numër 1 – dhe nuk duhet të jetë. Megjithatë, rrjetet sociale janë ekzistente dhe njerëzit rrinë aty. Prandaj mos u dorëzo; askush nuk pret që të jeni perfekt por çdo përpjekje e vogël ka një farë ndikimi. Edhe kur ndiheni sikur nuk po bëni asgjë, vetëm fakti që mund të arrish disa të rinj përmes një pranie të mirë në rrjetet sociale, vetëm për kaq ia vlen që të përpiqesh.
Ide: Mos u ndjeni sikur duhet të futeni në çdo rrjet dhe llogari të mediave sociale që sot. Facebook-u është një vend i lehtë për të filluar dhe është ende platforma më e përdorur e mediave sociale. Prisni derisa të ndiheni kompetent dhe më pas mendoni të shtoni një platformë tjetër si Instagram, Tëitter, TikTok, YouTube …. së pari shiko rrjetet sociale që përdor më shumë audienca që po synon.

Kur bëhet fjalë për mediat sociale, nuk kemi nevojë të shpikim rrotën. Në fund të fundit, Brezat e rinj nuk po kërkojnë kishën që poston memet më argëtuese apo grafikat më të mira. Të rinjtë duan atë që duan të gjithë. Dua të shihen, të njihen dhe të ndjejnë dashuri kur janë me njerëz. Mediat sociale thjesht mund të jenë mënyra për t’i futur ata në derën e kishës.

Sigurisht që ka mënyra për ta kthyer këtë shërbesë në nivele të tjera: Dishepullizimi dhe rritje në Zotin, studime online, kauza sociale dhe shumë gjëra të tjera. Prandaj po organizojmë këtë të premte te ndërtesa e ICF Tirana një Work-shop për këtë gjë, MediaSociale si Shërbesë.
Na shkruaj nëse ke dëshirë të vish. 

Uroj që kjo përmbledhje të ketë qenë inkurajuese për ty! 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>