5 Prill

Disa Ide Për Festimin e Pashkës

Ja disa ide që mund të jenë ndihmë për festimin e Pashkës te ndërtesa ose online. Nëse të duhet ndonjë ide shtesë qoftë për festimin te ndërtesa ose online më shkruaj. 

1. Hapi i Radhës: Duhet të kesh gati hapin e radhës. Sepse me shumë gjasa do të kesh audiencë të madhe, më shumë se në një të diel të zakonshme. Për çfarë do t'i nxitësh? Do t'i nxitësh të vijnë të festimet e grupmoshave gjatë javës, nëpër grupe të vogla, në një ngjarje tjetër, për t'u pagëzuar. Të kanë ardhur aty, cili është hapi i radhës? Ku do t'i shikosh ata? 

2. Seria e Radhës: Nganjëherë e harxhojmë gjithë energjinë te ngjarja e madhe por harrojmë ngjarjen e radhës. Mendoje serinë e radhës dhe thuaje që atë ditë. Ngri pritje që edhe ajo seri do të jetë po aq e veçantë. 

3. Kënd për Foto: Sidomos nëse ke familjarë në kishë, ata ngordhin për foto me fëmijët. Kështu që krijo një kënd, qoftë edhe i thjeshtë për të bërë foto si familje ose shokët bashkë. Sepse ata janë veshur bukur si për dasëm, dhe të kenë një foto kujtim nga ajo ditë ka shumë vlerë për ta. Dërgoja fotot me inbox dhe pyeti nëse mund t'i postojmë te fanpage, social media e kishës? Bëji tag secilit kur të japin leje dhe ja, shtohet algoritmi i fanpage tak-fak, sepse gjithë miqtë e tyre do të hyjnë për t’i parë. 

4. Sfond i Veçantë: Sigurohu që për Pashkë, multimedia të ketë një design të veçantë që shkon me serinë që po bën ose me mesazhin e Pashkës. Por të ketë mjaftueshëm detaje, çfarë do të bësh këtë Pashkë. 

5. Postim për Share: Bëj një post për share, sidomos mosha 40+ kanë shumë dëshirë të bëjnë share. Është e vështirë me adoleshentet dhe studentët por moshat e mëdha kanë qef të bëjnë share. Mos ua hiq këtë gëzim, nëse s'po bëjnë share postimet e kishës tënde do të jenë duke bërë share foto nga shërbesat e të tjerëve. 

6. Hashtag: Për moshën e re, siç ishte share për moshën e madhe # hashtag është për moshën e re. Ata nuk i bëjnë share, por mund të përdorin të njëjtin # . Për ne është #jesus23 #icftirana #icfneshpi #forcohem. Për ty, bëj ca të ngjashme ose #Pashkë dhe emrin e kishës ose emrin e serisë. 

7. GIF: Për moshën më të re, krijoni një GIF ose serioz ose gallatë. 

8. Nxiti të bëjnë Share: Nëse ke shërbesë online ose do ta kesh online festimin/shërbesën e Pashkës. Mos prit që ata do t'i bëjnë share vete, kërkoja, bëjini share, a mund t'i bëni share, jep ndonje inkurajim të dikujt nga jashë kishës, Tiranës, Shqipërisë sesi u inkurajua nga festimi juaj. 

9. Host—Mikpritës: Nëse do të keni shërbesë online sigurohu që ke dikë që po flet me ata që po ju ndjekin. Nuk është thjesht një video që e ke hedh aty, po e kapi njeri mirë, po s'e kapi pune e madhe. Jo, jo, njerëzit kanë nevojë ta dinë, që është dikush pas videos që po flet me ta, që mund të lutet për ta, e bën personale. 

10. Diçka Super Të Veçantë: Disa po bëjnë gjuetia e vezëve, disa darka e Pashkës, disa aktivitet për të rinjtë, disa ungjillizim në lagje, disa natë filmi, ka shumë gjëra të veçantë që mund të bësh. E di që mund të harxhosh ca lekë por në raste si Pashka ia vlen.  

11. Darka e Zotit: Disa marrin Darkën e Zotit sigurohu që i ke elementët gati. Sigurohu që u thua edhe atyre që të ndjekin online që t'i kenë elementët gati. 

12. Planifiko, Promovo por edhe Lutu fort: Shpesh bëjmë punë të mirë me dy të parat por lemë pas dore të fundit. Ndërsa afrohet Pashka mos harro rëndësinë e lutjes për t’i kërkuar Perëndisë të lëvizë fuqishëm, që jetë njerëzish të ndrshojnë, të rinj të pranojnë Krishtin dhe të ndihet prania e Tij fort në çdo ngjarje. 

13. Elementë të Veçantë: Gjatë festimit, shërbesës shto elementë të veçantë, dëshmi, një këngë të veçantë…. 

Këto janë pak nga shumë idetë dhe gjërat që mund të bëjmë për Pashkë. Nëse ke nevojë për ide të veçanta për shërbesa të veçanta më shkruaj; do të ndihmoja me kënaqësi nëse është diçka që mundem. Le të lutemi, le të planifikojmë, le ta promovojmë fort, sepse Pashka është ngjarja më e rëndësishme. Jezusi nuk na tha kujtoni lindjen time, edhe pse Krishtlindja është e rëndësishme dhe e bukur, por ama tha: Kujtoni vdekjen dhe ringjalljen. Le ta kujtojmë dhe festojmë fort atë që Perëndia ka bërë për Pashkë. 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>