25 Gusht

Ideja 12  Thyeje Rutinën e Përditshme.

Jeta është e përbërë nga një tufë zakonesh—rutine, dil jashtë tyre herë pas here.

A e ke vënë re se kur lan dhëmbët, fillon gati gjithmonë nga e njëjta anë? Ose çunat kur rruajnë fytyrën fillojnë gati gjithmonë nga e njëjta faqe? Kur e përsërit një veprim mbi katër javë, bëhet zakon. Dhe e tillë është jeta e përditshme, përbërja e një sërë zakonesh disa të mira, disa të keqija. Ideja është të mos ngecim vetëm në këto zakone sepse zhbëhet krijueshmëria jote. Ka rutina që janë të nevojshme për jetën e përditshme, çdo ditë ke nevojë të hash vaktet, të shkosh nëshkollë apo punë, të takosh, kalosh kohë me shokët, më fëmijët, të dashurit… Por si të vazhdosh të motivosh veten për tëardhur me ide të reja dhe krijuese?
Normalisht ndodh që në fillim ka novacion, një ide të re, njerëzit e përqafojnë dhe bëhet normale.
Dikush pati idenë e kujdesit ndaj dhëmbëve dhe krijoi pastën dhe furçën e dhëmbëve apo kujdesin ndaj flokëve, fytyrës, se ndryshe do të ngjanim sikur po dalin nga xhungla, dhëmbë prishur, kokë palarë, flokë dhe mjekër pa forma.
Por pasi është përqafuar ideja e re shumica thjesht ndjek dhe nuk vjen me ide te tjera. Imitimi është pjesë e natyrshme e jona që kur ishim fëmijë. Bëjmë, flasim, sillemi sipas asaj që bëjnë prindërit. Mbesa ime shkruan me dorën e majtë sepse mamaja e saj shkruan me dorën e majtë. Fëmijët marrin të folurën, qendrimin e prindërve gjithashtu. Dhe shumica e njerëzve imitojnë turmën sepse nuk ngjet, nuk shkon ndryshe derisa dikush thotë, po sikur… “Kjo që është bërë është mirë, por po sikur…” Dhe kjo lloj mendësie sjell risi. Shumica do të thonë, "Mirë jemi edhe kështu mos na hap punë me këto ide, bëjmë çfarë na thuhet dhe ikim."

Por ti për shkak se e di që je krijues, herë pas here krijon mënyra të reja, mënyra ndryshe sesi i bën gjërat. Thuhet për njëdikë që edhe kur shkonte në punë për një kohë të gjatë krijonte mënyra të reja për të shkuar në punë dhe nuk shkonte nga e njëjta rrugë. 

Trazojmë ide: 

Gjej një ose dy gjëra që bën njëlloj te shkolla, puna apo shtëpia dhe fillon të krijosh mënyra të reja. Po sikur të synosh tëgjesh mbi dhjetë ide të reja për atë gjë?
Më e pakta që mund të ndodhë do të jetë që sa herë has një problem apo vështirësi do të vijnë natyrshëm ide sesi ta zgjidhësh atë situatë. 

"Rreziku më i madh për të ardhmen tonë është përgjumja." - Jane Goodall


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>