8 Shtator

Ideja 14.  Lëri Tensionet Të Krijojnë

Çfarë po të acaron? 

A e di se acarimi që i solli Enzo Ferrari një klienti solli prodhimin e makinave "Lamborgini"? 

Ferruccio Lamborghini kishte një biznes traktorësh. Por njëkohësisht i kishte pasion makinat e shpejta. Madje bleu dy makina Ferrari, një të bardhë për vete dhe një të zezë për gruan. Kur vinte dikush për të blerë traktor te dyqani i tij ai e çonte me Ferrari te restoranti ku bënin pazarin e traktorit.
Por shpesh makinës se tij i digjej freksioni. Që i bie, shkonte shpesh për riparimin e makinës te Ferrari.
Pasi i kishte ndodhur disa herë, herën e katërt ai vendosi ta hapte vetë me mekanikun e traktorëve freksionin. Dhe pa qëtransmisioni që kishte makina Ferrari ishte i njëjtë me traktorat e vegjël që ai shiste.
Kjo e acaroi Ferruccio Lamborghinin sepse ai tha: Unë u marr njerëzve 10-të lireta kur u ndërroj freksionin, kurse Ferrari më merr 1.000 lireta për të njëjtën gjë?!” 
Enzo Ferrari i tha: “Ti je pronar traktorësh, ti je bujk. Quaje për nder që ke mundësi të ngasësh një "Ferrari" që është makina më e mirë nëbotë.” Kjo e acaroi më shumë Lamborghinin. Dhe i tha: “Unë bujk jam. Por do të tregoj ty sesi bëhen makinat sportive siç duhen bërë.” 
Dhe në vitin 1963 ai prodhoi modelin e parë të makinave Lamborghini. Dhe në 1964 doli në shitje makina e parë. Dhe qënga ajo ditë këto 6-të dekada këto dy lloje makinash kanë qenë në garë me njëra - tjetrën dhe kanë ardhur duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë. 

Por ama ishin tensionet, acarimet që nxiten krijueshmërinë! 

Trazojmë ide: 
A ka diçka që të tensionon, acaron ty me celularin tënd, me Tv, me shkollën, punën apo familjen? Çfarë nuk po ndodh siç duhet? Radhit të paktën 10-të gjëra.
Tani zgjidh 2 prej tyre dhe bëj një plan si do t'i përmirësosh ato? 

"Mos ha inat kot me dikë. Sepse nuk të pelqen ajo që po të ofrohet. Nëse të acaron aq shumë, çohu dhe bëj një gjë më të mirë, së pari për vete, sëdyti që të tjerë të përfitojnë." - A. Kita


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>