22 Shtator

Ideja 16  Bëri totalisht të kundërtën

Ideja e re bëhet normale pasi është testuar disa herë.

Ndërkohë që kompanitë arjore po përpiqeshin si të shtonin kujdesin ndaj klientit. Duke rregulluar cilësinë e ushqimit apo detaje të tjera. Del një kompani ajrore që ul çmimin e fluturimit dhe bën shumë shkurtime të tjera në bagazhin dhe gjëra të tjera. Pritej që njerëzit do të acaroheshin, nuk do ta pelqenin, por ndodhi e kundërta. "Rayanair" është një nga kompanitë më të suksesshme në Europë dhe shumë kompani të tjera ndoqën modelin e saj.
I vetmi merak i udhëtarëve ishte, nëse çmimi i biletës është më i lirë a do të thotë që siguria është e ulët? Pasi u siguruan qënuk ka lidhje siguria e fluturimit me çmimet, njerëzit filluan duke preferuar kompanitë e "low-cost."
Edhe pse bëri diçka totalisht ndryshe me rrymën, përsëri u pëlqye. 

Madje thuhet kur të rinjtë mbarojnë maturën edhe pse nuk kanë mbushur 18 vjeç, në një qytet të Amerikës, pinin dhe deheshin, madje edhe ngisin makinat të dehur. Kur policia i ndalonte dhe i mbante një natë në rajon, ata dilnin dhe mburreshin sesi i kapi polici dhe për faktin se kishte qenë një herë në rajon. Policia nuk po ia gjente anën sesi ta ndalonte këtë fenomen, kështu që, njëri prej tyre pati një ide. Kur adoleshenti ishte në rajon, t'i jepet vetëm ushqim bebesh, biskota bebesh, qumësht me biberon. Dhe kur të dalë, nuk ka se pëçfarë të mburret dhe kjo ishte një nga çuditë sesi e uli fenomenin e dehjes në atë qytet.

Trazojmë ide: 
Cili është një problem që nuk po i jep dot zgjidhje? A të vjen ndonjë ide, po të mendosh totalisht të kundërtën për ta zgjidhur atë? Jo në formën normale, por në një formë krejt tjetër, pa shumë ngjashmëri me normale. 

"E kundërta nuk është kontradiktore por është plotësuese." - Nelson Bohr 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>