29 Shtator

Ideja 17 Hapat e një ideje të papame

Si çdo gjë edhe ideja ka fillim, zhvillim dhe pjekje. 

Nëse bën kërkime në "Google" do të dalin lloj - lloj metodash sesi lind dhe zhvillohet një ide. Por do të mundohem ta them sa më shkurt duke e krahasuar me një farë fasuleje që e mbjell në tokë dhe pas pak javësh jep frute, shumë bishtaja me fasule.

Kur lexon ke për të parë që aty—aty janë të gjithë mendimet në lidhje me fillimin dhe zhvillimin e një ideje. Pavarësisht se disa mund ta ndajnë me katër, pesë apo dhjetë hapa.
Dhe është si puna e sportit. Ti nuk behesh i zoti duke lexuar për atë sport por duke e praktikuar atë që di dhe duke u përmirësuar herë pas here. Ai që vetëm po lexon libra të mirë dhe shikon video në "Youtube" por nëse nuk bën praktikëçdo ditë nuk ka shanse të bëhet sportist i zoti, më e shumta që mund të ndodhë është që të bëhet komentator i zoti nëse arrin të zotëroje vetëm teorinë.
Por ti nuk do që të bëhesh komentator idesh, ti do që ta krijosh, ta zhvillosh dhe të shijosh frytet e saj. Ja disa hapa nga modeli i fasules. 

1 - Bëje gati tokën për ta mbjellë, nëse është një copë e vogël toke apo një vazo. Duhet punuar, pastruar bërë gati. E njëjta gjë me idenë, ti mbledh çdolloj të dhëne, ideje për atë gjë.

2 - Bëj një llogari sa fasule do të mbjellësh dhe sa larg nga njëra - tjetra. Se nuk hidhen të gjitha bashkë, duhet një lloj organizimi. E njëjta për idenë, tani që ke detajet, organizoje sipas rëndësisë ose sipas radhës.

3 - Mblidhe dhe hidhi pak ujë farave, nëse toka është e thatë. Fillo të mendosh për idenë konktrete dhe të kapësh idenë e përgjithshme duke “thithur ushqimin” e nevojshëm.

4 - Pas pak ditësh fasulja fillon të çelë, të dalë mbi tokë. Dil me idenë konkrete pasi ia ke bërë hyzmetin.

5 - Do të fillojë të rritet dhe të kërkojë ta kultivosh me shumë derisa të japë frytet. Merru dhe zmadhoje idenë dhe jep hapa praktik sesi do ta ndjekësh nga ideja deri në zbatim.

6 - Vili frytet. Pasi ka kaluar procesin e duhur ajo ide është kthyer në projekt dhe jep frytet e duhura. 

Trazojmë ide: 
Idetë nuk lulëzojnë kur rri me laps e letër në dorë. Çohu dhe fantazo, krijo. Nëse ke ballkon, shiko një mënyrë të re sesi t'i radhisësh vazot e luleve ose një mënyrë të re sesi të bësh një gjë të zakonshme. Ose mëso si të lyesh në një pjesë të shtëpisëqë nuk është shumë e dukshme. Ose shiko ca problemi ka vërdalle dhe hajde me ide sesi do ta zgjidhësh sipas këtyre hapave më lart. 

"Ndryshimi mes një turme dhe një ushtrie të trajnuar është organizimi." - Calvin Coolidge


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>