1 Dhjetor

Ideja 26 Njohuria Është E Nevojshme

Mos e lër njohurinë të pengojë ose të ndalojë

Nese Steve Jobs dhe Bill Gates e lanë shkollën dhe nuk u diplomuan në fund atëherë i bie që njohuria nuk qenka e nevojshme për të qenë krijues. Duket sikur paraqitet ideja se njohuria nuk shkon me krijueshmërinë. Ka të vërteta dhe tensione brenda saj.
Nëse nuk ke njohuri si do të krijosh vs. nëse ke shumë njohuri mund të pengojë të imagjinosh.
Kthehemi te Steve Jobs dhe Bill Gates, shiko ata me të vërtetë nuk e mbaruan universitetin dhe nuk u diplomuan, POR nga cili universitet? Ata kanë qenë njëri në "Harvard" dhe tjetri në "Stanford". Qe i bie, vetëm të hysh në këto universiteteduhet të kesh shumë dije. Ata ishin të zgjuar dhe ndoshta nuk u duhej më shkollimi i metëjshëm por deri në atë pikë ata kanë studiuar shumë. Ata nuk u bënë të suksesshëm sepse lanë shkollën, sepse ka edhe shumë të tjerë që mbaruan po këto shkolla dhe janë shumë të suksesshëm. Njohuria nuk të ndihmon të krijosh.
Por pjesa tjetër, nëse bazohesh vetëm në njohuri dhe nuk merr guximin të provosh, praktikosh atë që di atëherë do tëpengojë krijueshmërinë. Shumë rrallë ka ndodhur në mos asnjëherë që dikush pa asnjë lloj njohurie dhe përvoje ka shkëlqyer. Shijoje shkollën për sa kohë je në shkollë dhe merr më të mirën prej saj. Por mos e lër pas dore krijueshmërinësipas gjërave që di apo mësove. 

Të dyja janë shumë të nevojshme, njohuria dhe krijueshmëria. Mjeshtëria jote është si do t'i balancoje të dyja. Si të kesh sa më shumë njohuri për fushën që ke zgjedhur dhe si ta thyesh nga ana praktike, si ta kthesh në ide praktike. 

Trazojmë ide: 
Le të bëjmë një provë. Shkruaj disa shembuj se si mund të pengojë njohuria krijueshmërinë tënde? Dhe si mund të ngecëkrijueshmëria kur nuk ke njohurinë e duhur në atë fushë?
Radhit disa mënyra për të dyja rastet dhe një zgjidhje për secilën prej tyre. 

"Vreshti nuk punohet vetëm duke e ditur sesi bëhet."   A.Kita 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>