5 Janar

Ideja 31 Dua kastraveca të freskët gjithë kohës

Dashuria për kastraveca solli idenë e serave

Ai që mendoi për fillimin e serave ishte dikush që donte perime të freskëta gjithë kohës. Mendohet të ketë filluar me perandorin Romak Tiberius që donte kastraveca të freskët gjithë kohës. Kështu që shërbëtorët e tij bënë një si karrocë tëmbuluar me rrota që ditën e nxirrnin në diell. Kurse sera e parë që mund të quhet “kopësht botanik” u ndërtua, po e gjeteku? Sigurisht që në Itali në shek. 13-të dhe ideja u zgjerua në rritjen e pemëve nëpër sera dhe u përhap në Hollandë, Angli dhe Francë ku të pasurit rrisnin perimet dhe frutat e tyre të preferuara. Në Francë një familje mbretërore që pëlqente agrumet bëri një me portokallë.
Sot serat janë të automatizuara me çati me xhama që hapen kur ka diell dhe mbyllen kur ka shi dhe ujiten me sisteme tëkomanduara dhe me temperatura të kontrolluara etj etj…
Isha në Kenia para ca vitesh, për një trajnim dhe gjatë ditëve shkonim për vizitë nëpër zona të ndryshme. Një ditë shkuam në një zonë që quhej "Slams", vendi i mbeturinave por aty jetonin shumë njerëz të varfër. Dhe një organizatë kishte dhuruar për familjet thasë të gjatë të mbushur me humus. E pyeta njërin, perse duhen këto thasë? Si mund te ndihmosh një familje duke i dhënë thjesht disa thasë të gjatë me humus? Ai më tregoi thesin e një komshiu pak më tutje dhe ai kishte bërë vrima anash thesit dhe rriste kastraveca dhe lart i hidhte ujë çdo ditë. Në mungesë të tokës së mirë përdornin këtathasë për të rritur perime të freskëta për familjen, ata thasë ishin “bahçja” e tyre.
Nëse kërkon në internet do të shikosh mënyra të tjera sesi njerëz kanë bërë “bahçe” në tarracat e shtëpive me tuba plastikëtë thjeshta të mbushura me humus dhe të çara sipas largësisë që i duhet çdo bime.
Kushtet klimaterike, mungesa e tokës së mirë apo mungesa e hapësirës për të bërë një bahçe për të rritur perimet, frutat e dëshiruara i kanë bërë njerëzit krijues për të ardhur me ide të reja. 

Trazojmë ide: 
Çfarë është një gjë që ti e do shumë por nuk e kë në çdo kohë? Radhit 4-5 ide të tilla dhe shkruaj hapa praktikq se si do tarealizoje atë?

"Edhe planetin Mars mund ta ngrohësh me kalimin e kohës duke përdorur xhamat e një sere." - Elon Musk 


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>