Idete e reja nuk kane nevoje per shumë lek.
Ishte koha kur filloi demokracia dhe filloi tregu i lirë. Një djalosh adoleshent i kërkoi babait 1.000 lek të reja borxh sepse kishte një ide. Të lutem m'i jep sot në mengjes dhe do t'i kthej për dy javë. Babi ishte dyshues dhe nuk donte t’ia jepte. Por pasi iu lut e sterlut ia dha lekët, por ia dha borxh. Djali shkoi në një pikë shumice bleu produkte me ato lek, i shiti në rrugëdhe pas pak ditësh ia ktheu lekët babait.
Pastaj me lekët që fitoi, filloi “biznesin” e tij të parë. Dhe në një kohë të shkurtër ai arriti të hapte pikën e tij të shumicës dhe sot furnizon shumë bar-kafe me artikuj që duhen dhe ka punësuar familjen dhe shumë të tjerë duke ofruar shërbim nëbar-kafe për klientet e tij.
Ose një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri z. Mane, ai tha se ka filluar thjesht duke shitur magnetofona dhe ora elektronike kur ishte 24-25 vjec. Dhe sot drejton shumë biznese të mëdha nëpër Shqipëri dhe rajon.
Ka ndodhur sigurisht, që dikush ka patur shumë lekë të trashëguara dhe ka filluar diçka me shumë që në fillim, por shumë kanë filluar me pak lekë dhe ide të mëdha dhe pasion shumë të madh. Nëse shikon, shumë nga gjërat e mëdha janë nisurshumë thjesht, me pak gjëra, por me vizion të madh dhë përkushtim të madh.
Trazojmë ide:
Çfarë do të ishte një ide biznesi për ty? Por prit pak, ke pak para, ndoshta vetëm 10.000 lek të reja, apo 100 euro. Si do tafilloje? Radhit të paktën 4-5 ide sesi do t'i nisje me pak lekë?
"Çdo ditë është si llogari bankare dhe monedha jonë është koha. Asnjë nuk është i pasur, asnjë nuk është i varfër, të gjithë kemi 24 orë në ditë." -Christopher Rice
"Xhepat bosh nuk kanë s’prapsur njeri. Vetëm mendjet dhe zemrat boshe mund të s’prapsin." -Norman Vincent Peale