Po sikur të vijmë me ide në qetësinë tonë?
Shpesh jam ulur me grupe me dëshirën e mirë për të ardhur me ide të reja për një projekt që nuk po ecën ose ngjarje qëdoli dobët dhe si ta përmirësojmë me ide të reja.
Dhe po aq shpesh këto takime kanë qenë me rezultate të dobëta ose pa rezultate fare.
Një mënyrë më e duhur do të ishte nëse do të flitej vetëm për problemin, çfarë problemi kemi, çfarë problemi duam tëzgjidhim dhe të radhiten disa mjete që ekzistojnë për të ndihmuar dhe secili të kishte letër, laps dhe të shkruante idetë aty pa emër dhe pastaj të lexoheshin në grup dhe të përzgjidhen disa nga ato ide që e zgjidhin situatën.
Ka shumë pengesa kur idetë thuhen hapur. Së pari, shumica e ideve janë ç’ka. Sepse për të arritur në një ide super duhen thënë shumë ide ç’ka, që njëra të pasojë tjetrën derisa të godasësh në shenjë. Së dyti, nëse ideja është kot, ka gjasa që do tëketë qeshje ose nënqeshje që lënë të kuptosh: “Ama u këpute, ku e gjete këtë ide.” Së treti, do të ketë ndrydhje, merak, frikë nëse do të jem i lirshëm me idetë e mira, dhe shumica janë ide ç’ka, më mirë s'po them asgjë, vetëm po dëgjoj. Së fundmi, u mblodhëm por asgjë nuk nxorrëm në dritë.
Në të vërtetë kur ndaj ide ose shkruaj ide, shumica janë ç’ka ose koti fare ca të tjera, por mund të më çojne në atë idenësuper. Unë e them me shaka, por shpesh është edhe e vërtetë, do të isha i lumtur nëse për çdo 10-të ide vetëm njëra bëhet.
Trazojmë ide:
Cili është problemi që po has me skuadrën tënde? Sfidat, vështirësitë që nuk po u jep dot drejtim? Po sikur ta trajtosh ndryshe? Shkruaj në një tabelë, nëse je në shtëpi ose në kafe, shkruaje në leter, cili është problemi dhe çfarë mjetesh kemi në dispozicion, nëse nuk ke mjete ose nuk e di se çfarë të duhet, shkruaj vetëm problemin. Dhe lëre secilin në qetësi, ta shikojë me këndveshtrimin e tij/saj dhe të vijë me ide praktike sesi do të zgjidhte, mundësisht me sa më shumë ide. Dhe pastaj i lexon të gjitha por asnjeri nuk e di se të kujt janë idetë 😉
"Ajo që tani është e provuar, dikur ishte vetëm e imagjinuar. -William Blake
Nëse do të arrish drejt infinitit, së pari eksploroje finitin në çdo lloj drejtimi." -Gëte