26 Janar

Ideja 34  Eureka—E gjeta 

Përvoja nuk të ndihmon gjithmonë

Në librarinë e një universiteti po hasnin probleme me burimet që kishin. Nuk po organizoheshin në një mënyrë që mund të gjendeshin shumë kollaj nga studentet. Ata që merreshin gjithmonë me organizimin e burimeve po bënin maksimumin por përsëri nuk ishte ku duhej.
Idete e reja erdhën nga një grup i ri studentësh, që nuk kishin fare përvojë. Por patën një ide të re sesi t'i ri-organizonin librat, DVD-të dhe burimet e tjera të librarisë.
Po, njohuria është e nevojshme, njohuria e ndihmon krijueshmërinë. Po, përvoja të ndihmon sepse jo vetem që di por edhe e ke parë si bëhet në praktikë. Por, duhen një palë sy të rinj për ta parë situatën, një palë sy që tregojnë, ja sa e thjeshtë është për ta përmiresuar filan punë ose proces.
Herë pas here idetë me të mira dhe praktika në familjen tonë vijnë nga çunat tanë. Normalisht pritet që të vijnë nga unëdhe gruaja ime, sepse kemi pervojë dhe njohuri. Por, ndodh që një palë sy të rinj e shikojnë më thjeshtë situatën dhe vijnëme ide shumë më praktike dhe të kollajta për zgjidhjen e ngëçit.
Për ne, mendja jonë nuk mendon vetëm krijueshmërinë por edhe vlerësimin, llogaritjen e shumë gjërave në mes tëprocesit. Kurse për mendjen e re, mendon vetëm krijueshmërinë. Nuk mund t'i japësh makinës me marsh të parë dhe befas të ndërrosh marsh në "indetro", nuk e merr marrshin pa ndaluar makina. Këtë bën mendja e atij që ka përvojë,llogarit shumë gjëra. Kurse mendja e re, fut marshin e parë dhe ecën vetëm drejt asaj gjëje. 

Trazojmë ide: 
Çfarë është një gjë që ke ngecur edhe pse e di që mund të jetë shumë e thjeshtë zgjidhja? Po sikur t'ua tregosh 2-3 personave që nuk kanë fare përvojë në atë fushë dhe t’u kërkosh ide ose t'u bësh këtë pyetje: "Nëse do të ishe ti, si do ta zgjidhje këtë situatë?"
Shkruaj që tani situatën që ke ngecur dhe me kë do ta bisedosh. 

"Imagjinata është forma më e lartë e kërkimit." - A. Enstei
"E vetjma gjë që më pengon në mësimet e mia është edukimi." - A. Enstein


Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Ideja 49 Vetëm një fjalë

Ideja 49 Vetëm një fjalë
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohu me Email

>